LAJMI I FUNDIT:

Kriza ekonomike ka rrezik të rrisë urinë në botë

Kriza ekonomike ka rrezik të rrisë urinë në botë

Duke pasur parasysh krizën ekonomike dhe financiare, programi për ushqimin i Kombeve të Bashkuara dhe organizata humanitare gjermane "Ndihma për urinë në botë" paralajmërojnë për ekzistencën e rrezikut të ashpërsimit të gjendjes së urisë në vendet e varfëra.

Qëllimi i përgjysmimit të numrit të të uriturve në botë deri në 2015 në krahasim me vitin 1990, është vënë në rrezik akut, tha zëdhënësi i Programit për Ushqimin, Ralf Sydof (Ralf Südhoff) për gazetën "Berliner Zeitung".

Ulja me një përqind e rritjes ekonomike në vendet në zhvillim do të thotë që edhe 20 milionë njerëz të tjerë bien nën kufirin e varfërisë.

Presidenti i Programit për Ushqimin, Hans Joahim Projs (Hans-Joachim Preuß) i tha gazetës se kjo vlen edhe për vendet si Kina, India dhe Brazili.


Nëse rritja ekonomike në Kinë përgjysmohet, atëherë 15 milionë fshatarë të vegjël do të preken nga varfëria. /dw/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar mund të kenë të drejtën të kërkojnë “një javë pune katër-ditore”

Punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar mund të kenë të drejtën të kërkojnë “një javë pune katër-ditore”

Botë
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Kalo në kategori