LAJMI I FUNDIT:

Kriza detyron rusët të heqin dorë nga vodka

Kriza detyron rusët të heqin dorë nga vodka

Kriza financiare ka prekur edhe Rusinë, duke detyruar shumë pijëdashës të heqin dorë nga pija e preferuar, vodka.

Sipas informacioneve të fundit, në dyqane është shënuar konsum më i paket i vodkas në fillim të nëntorit krahasuar me këtë periudhë të njëviti më parë. Kjo pasi firmat po e prodhojnë pijen më shpejt nga ç’mund ta shesin.

Presidenti i Shoqatës kombëtare të Alkoolit në Rusi, Pavel Shapkin, tha për Reuters se njerëzit po mundohen të kursejnë para, duke ulur kështu edhe konsumin e vodkës. Normalisht rusët konsumojnë 15 litra alkool të pastër çdo vit.