LAJMI I FUNDIT:

Kriza botërore prek Elbasanin

Kriza botërore prek Elbasanin

Uzina e Ferrokromit, “Albanian Chrome”, ka ndalur prodhimin e metalit me ngjyra, për shkak të krizës në tregun ndërkombëtar për kromin. Prej pak ditësh, punonjësit e Uzinës që punonin në linjën e prodhimit kanë ndalur punën, ndërsa është ndërprerë edhe investimi në furrën e tretë. Aktualisht, kapaciteti i prodhimit është rreth 1500 tonë ferrokrom, por prodhimi për shkak të krizës duket se nuk ka gjetur treg shitjeje, kur ky metal më parë tregun e kishte të garantuar.

Ndalimi i prodhimit ka sjellë një reaksion zinxhir, pasi të paktën 150 punëtorë kanë ndalur punën dhe është ndaluar gjithashtu marrja e lëndës së parë në minierë. Sindikatat e punëtorëve thonë se ende nuk kanë asnjë informacion për atë që do të ndodhë në të ardhmen. Aktualisht, prodhimi është i pezulluar dhe situata pritet të zhbllokohet pas shitjes së prodhimit të mbetur stok.

Afro një muaj më parë, një kompani tjetër e industrisë së rëndë, “Kurumi”, shkurtoi rreth 240 punëtorë dhe pezulloi prodhimin, si rezultat i një investimi që kjo firmë po bën në sistemin e filtrimit, por edhe në shtimin e kapacitetit të prodhimit. Kompania dha alarmin, duke deklaruar rënie të ardhurash dhe shkurtim të numrit të punëtorëve, sidomos në petëzimin e imët, vendime të imponuara, sipas saj, nga rënia e kërkesës për hekur në treg.

Më e mbrojtur nga kjo situatë paraqitet fabrika e çimentos “ECF”. Kreu i Dhomës së Tregtisë, Veli Kazazi, thotë se drejtuesit e këtyre kompanive që kanë si destinacion të prodhimit të tyre tregun ndërkombëtar, janë stepur disi, në pritje të reagimit të tregut pas krizës së bankave dhe recensionit të ekonomisë. Viti 2009, sipas Kazazit, do të jetë një vit i vështirë, por me shumë shpresa për një start të ri të ekonomisë.


Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
AKP shiti 46 asete, kjo është vlera financiare

AKP shiti 46 asete, kjo është vlera financiare

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Kalo në kategori