LAJMI I FUNDIT:

Kriza: BE miraton planin e shpëtimit të qeverisë greke

Kriza: BE miraton planin e shpëtimit të qeverisë greke

Komisioni i Bashkimit Evropian ka miratuar planin e qeverisë greke për shpëtimin e tregut financiar.

Në një deklaratë, ky komision tha se meqenëse ky plan ka përbërë subvencionet qeveritare, ai përputhet me rregullat përkatëse të BE-së, është në interes të stabilitetit të tregut financiar dhe nuk do të shkaktojë shtrembërimin e panevojshëm të konkurrencës.

Për të zgjidhur krizën financiare, ditët e fundit, qeveria greke ka deklaruar që do të blejë bono thesari të preferuara të sektorëve financiarë për të plotësuar fondin e tyre dhe për t’u dhënë garanci atyre për dhënien e huave.

Ndërkohë, qeveria greke do të ndihmojë sektorët financiarë në mënyra të tjera për të marrë fondin. Ky projekt do të kap një vlerë prej 28 miliardë eurosh. /Telegrafi/