LAJMI I FUNDIT:

Kriza, BE: Do të mbrojmë depozituesit

Kriza, BE: Do të mbrojmë depozituesit

Vendet anëtare të BE-së në një deklaratë të përbashkët thanë se do të marrin masat e nevojshme për të mbrojtur sistemin si dhe depozituesit individualë.

Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Dominique Strauss-Kahn paralajmeroi se vendet evropiane “nuk duhet të veprojnë të ndara”.

Danimarka, Suedia, Spanja dhe Islanda shtuan mbrojtjen e depozituesve në banka.

Kryeministri spanjoll, Hose Luis Rodrigues Zapatero dhe kryeministri francez, Nikolas Sarkozy, zhvilluan takime me krerët e bankave kryesore për të diskutuar krizën financiare.


Gjermania po përpiqet të shpetoje bankën e kredive “Hypo Real Estate” me një plan shpëtimi prej 50 miliardë eurosh.

Bankat Qendrore në të gjithë Evropën përfshirë BQE-në dhe “Banc of England” ofruan mbi 74 miliardë dollarë kredi afatshkurtra me qëllim të ritjes së keshit për sektorin bankar.