Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Daradan Molliqaj, ka kritikuar kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, pasi ky i fundit tha se Qeveria e Kosovës duhet të procesojë tutje për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Molliqaj ka thënë se Abdixhiku po shënon “progres”.
“Filloi me porosinë ‘të rrimë’, duke mos bërë asgjë se kështu pushteti rrëzohet vetvetiu. Tash e paska bërë një shkëputje, një goxha hop”, ka shkruar Molliqaj, në një postim në Facebook.
“Bëje Asociacionin Albin!, – po thotë Lumiri. Shihe logjikën: e jap këshillën unë, ia hapi rrugën këtij, e bëj edhe një plus kah Dragodani, dhe presim pastaj se ky qe po e realizon këshillën time publike do të dëmtohet. Kjo me siguri se nuk është analizë, por ç’të thuash?! Duket se kompleksi ‘arsyeton’ gjithfarë absurdi”, ka thënë Molliqaj.
Ajo tha se “konkurrenca negative s’ka të ndalur. Mundet Lumiri edhe përtej kësaj. Ta zëmë, pse mos me ia lypë një autorizim kryeministrit dhe të shkruajë e të nënshkruajë në vend të tij”.
“Opozitës aktuale do t’i kërkojmë përgjegjësi. Përgjegjësi për qëndrimet e dëmshme dhe mungesën fare të qëndrimeve. T’ia shtrosh me lule këtij kryeministri rrugën e Asociacionit i bën dy dëme: vetë dëmin e Asociacionit pa njohje; dhe fundi i këtij procesi është uvertura e një faze të re autoritarizmi. Tash që po bëhet i dëgjueshëm jashtë, më shumë dorë e fortë do t’i lejohet brenda. Gjithandej, këtë tregim e kemi parë. Ju jeni me faj për ketë skenar që po fillon”, ka shkruar Molliqaj.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një intervistë për Kosovapress, ka folur edhe për çështjen e Asociacionit.
Ai tha se Qeveria e Kosovës duhet të procesojë tutje për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në bazë të vendimi të Gjykatës Kushtetuese, kërkesë e cila është edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?