Gazetari i gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” Michael Martens ka zbuluar disa pjesë të intervistës me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai thekson se Kurti ka thënë se kishte rënë dakord për një kompromis mbi çështjen e targave ngase i njëjti, ishte paralajmëruar nga ambasadori amerikan në Prishtinë lidhur me situatën në Veri të Mitrovicës. Në Kosovë kjo deklaratë po interpretohet në forma të ndryshme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtin ka vendosur që jashtë kufijve të Kosovës të tregojë prapaskenat e krizës së targave e cila rrezikoi sigurinë e vendit së fundmi.
Kreu i Ekzekutivit ka dhënë një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, kurse detaje rreth deklaratave kryesore të Kurtit ka zbuluar gazetari Michael Martens.
Kurti, sipas gazetarit gjerman, ishte dakorduar për krizën e targave pasi ishte paralajmëruar nga ambasadori i SHBA-së se situata në veri të Kosovës “mund të përkeqësohet rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme”.
“Ambasadori amerikan ‘kishte më shumë informacion se unë’ për situatën në veri”, theksoi Kurti, duke përmendur “shqetësimet e sigurisë” pa hyrë në detaje”, ka shkruar gazetari Martens në Twitter.
Këtë deklaratë të Kurtit po e vlerëson interesante eksperti i sigurisë Avni Islami.
Ai thotë se institucionet e sigurisë kanë kuptuar gjendjen, megjithëkëtë shton se ambasada amerikane mund të ketë pasur informacione shtesë.
“Përkundër kësaj të zoti Kurti, të gjithë e kemi ditë se gjendja e sigurisë në veri të Kosovës ishte një gjendje jo e mirë dhe jo stabile. Nuk është se institucionet e sigurisë së Kosovës dhe kryeministri i Kosovës nuk kanë pasur informacione të mjaftueshme, mirëpo marrëveshjes 48 orësh i dedikohet ambasadorit amerikan dhe mirë është që është bë ajo marrëveshje”, ka thënë Avni Islami, njohës i sigurisë.
Por krejt ndryshe këtë deklaratë të Kurtit e vlerëson ish-ministrja e jashtme, Meliza Haradinaj.
“Kjo deklaratë nëse nuk është nxjerrë nga konteksti nga gazetari (si jo rrallë në të kaluarën) është skandaloze pwr t’u thënë për një medium ndërkombëtar”, ka thënë Hardinaj.
Nga ana tjetër, Zgjim Hyseni, nga Partia Social Demokrate thotë se Kurti po i ndryshon deklaratat pasi në Kuvend ka thënë krejt diçka tjetër.
Sipas, tij nëse me çështje sigurie po e arsyeton shtyrjen e vendimit, Kurti siç thotë Hyseni, të njëjtën do ta bëjë edhe për themelimin e Asociacionit.
“As 24 orë nuk rri një deklaratë e kryeministrit që me ardh tjetra që e demanton atë të mëparshmen, kjo tregon për një papërgjegjësi e cila kur e dimë që të vjen prej dikujt që udhëheq me vendin situatën e bën tragjike.
Kryeministri në Kuvend iu tha deputetëve se pse marrëveshja është pranuar të enjten, është se na arritëm aty me pru ma shumë substancë, pra me imponu planin franko-gjerman”, ka thënë Zgjim Hyseni, nga PSD-ja.
Marrëveshja për targa mes Kosovës dhe Serbisë është arritur të mërkurën, e cila parasheh që Serbia të ndalojë lëshimin e targave ilegale kurse Kosova të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Komisioni Evropian duhet të dëgjojë dhe argumentet e qeverisë për rritjen e pagave, jo vetëm kërkesat e LSM-së

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua Festivali i Matematikës

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës