LAJMI I FUNDIT:

Kritikat se nuk i dëgjoi këshillat e miqve, Kurti: Unë i dëgjoj këshillat vendore e ndërkombëtare, por përgjegjësinë për vendime e kemi ne 

Kritikat se nuk i dëgjoi këshillat e miqve, Kurti: Unë i dëgjoj këshillat vendore e ndërkombëtare, por përgjegjësinë për vendime e kemi ne 

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot në një konferencë për media ka folur edhe lidhur me kritikat se nuk po i dëgjon këshillat e miqve ndërkombëtare.

Kurti duke folur për këtë tha se beson në vlerat demokratike të perëndimit, SHBA-së e BE-së.

“…Këtë e kam bërë të qartë shumë herë, unë jam parimor, besoj në vlerat demokratike të perëndimit,  SHBA-së dhe BE-së.


Unë i dëgjoj këshilltar edhe vendore e ndërkombëtare, por vendimet na duhet t’i merr Qeveria e Kosovës bazuar në kushtetutën tonë, ligjin tonë e në vlerësimin që i japin organet të sigurisë.

Pra, ne i dëgjojmë këshillat, por vendimet na duhet që t’i marrim vet sepse e kemi përgjegjësinë për një gjë të tillë”, tha kreu i ekzekutivit, raporton Telegrafi.

Duke folur për situatën në veri të vendit dhe tensionimin në javët e fundit atje, ai tha se më së shumti dhunë ka pasur në Zveçan, aty ku nuk ndodhej kryetari i komunës në zyrë.

“Pra, nuk bëhet fjala për kryetarët, është diçka tjetër në pyetje…”, tha ai, duke shtuar se në parullat e atyre ekstremistëve të grupeve kriminale thoshin “vrite, vrite”.

“Kur nuk ka urdhra nga Beogradi për dhunë, ka paqe në Kosovë”, u shpreh kryeministri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori