LAJMI I FUNDIT:

Kriptovalutat nuk përbëjnë kërcënim për stabilitetin financiar të Gjermanisë

Kriptovalutat nuk përbëjnë kërcënim për stabilitetin financiar të Gjermanisë

Përfaqësues të Qeverisë Federale Gjermane thanë se kriptovalutat nuk përbëjnë rrezik për stabilitetin financiar, por megjithatë qeveria e sheh rregullimin e këtij tregu të domosdoshëm.

Sipas tyre volumi i transaksioneve në kriptovaluta është tepër i ulët krahasuar me sistemin botëror financiar.

Megjithatë qeveria Gjermane e sheh të nevojshme monitorimin nga afër të zhvillimeve në këtë industri në nivel të G20-së, përcjell Telegrafi.


Një analizë do të finalizohet vitin e ardhshëm i cili pritet të identifikojë problemet të cilat duhet të adresohen nga qeveria.

Në muajin prill, Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se nuk i sheh kriptovalutat si kërcënim për stabilitetin financiar. /Telegrafi/