Kur ShBA-ja ndaloi alkoolin në vitin 1920, atëherë u krijuan bandat për të trafikuar pijet në tregun e zi – me pasoja vdekjeprurëse!
Nga: Charles Spencer / The Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com
Edhe me këshillat e fundit mjekësore që kërkojnë konsumin e tij “të sigurt” nga një ose dy njësi në ditë – e deri në zero – është e pamundur të imagjinohet nëse Britania ndonjëherë do ta ndalojë alkoolin. Edhe Oliver Cromwelli – regjimi puritan i të cilit injoroi humbjen e popullaritetit kur ndaloi lojërat e fatit, këngët dhe Krishtlindjet – u kufizua kur ishte fjala te kriminalizimi i pirjes.
Prandaj, mund të duket pothuajse e pabesueshme që në Amerikë, një shekull më parë, epoka e ndalimit 13-vjeçar ishte në lulëzim të plotë. Ky ndalim i plotë i alkoolit ishte kulmi i protestave që filluan në vitet 1820, kur rilindësit fetarë kërkuan një përsosje për njerëzimin. Heqja e skllavërisë dhe e alkoolit ishin dy nga qëllimet e tyre kryesore.
Abuzimi me alkoolin sigurisht që ishte çështja që u trajtua para ndalimit . Amerikanët e rëndomtë mbi 15 vjeç, pinin nga shtatë deri në dymbëdhjetë fuçi alkooli në vit, dhe Unioni i Grave të Krishtera të Temperancës (WCTU) alkoolizmin e shihte si shkatërrues të martesave dhe të familjeve. Në vitin 1895, Lidhja Anti-Sallon [pijetore] u përqendrua në legjislacionin për ndalimin e alkoolit, dhe kjo pati sukses kur u tejkalua vetoja e Presidentit Woodrow Wilson – për prohibicionin. Në vitin 1920, u ratifikua Amendamenti i 18-të i Kushtetutës, duke e bërë të paligjshëm “prodhimin, shitjen ose transportin e pijeve dehëse”.
Kjo menjëherë ia dha fundin industrisë së pestë më të madhe në vend; me 10 për qind i uli të ardhurat e qeverisë amerikane, ndërsa industrinë e alkoolit – prej dy miliardë dollarëve – e la në duar të kriminelëve më të egër në vend.
Vetëm 1 500 agjentë federalë u emëruan për ta siguruar zbatimin e ligjit, ndërsa ishin 18 700 milje [30 095 kilometra] të kufirit dhe të bregdetit përmes të cilit “kontrabanduesit” mund të trafikonin alkool. Deri në vitin 1930, kontrabanda kishte ekuivalentin e sotëm të 41 miliardë dollarëve.
Para prohibicionit, nuk kishte “krim të organizuar”. Kishte banda nga etni të ndryshme – kryesisht irlandeze, hebraike, polake dhe italiane – por, ato vepronin në margjina të shoqërisë.
Fitimet nga “rrjedha e rumit” ishin aq të mëdha, sa bandat e kontrabanduesve mund të paguanin shefat e policisë, gjyqtarët dhe porotat. Dhe, luftuan për ta mbrojtur terrenin. Vetëm në Nju-Jorkun e prohibicionit, vlerësohet se 150 milionë dollarë paguheshin për ryshfet për çdo vit, dhe gjithsej një mijë mafiozë vdiqën në atë qytet – gjatë viteve kur alkooli ishte i paligjshëm.
Xhazi lulëzoi në klubet e natës të udhëhequra nga krimi, që ishin në trend gjatë ndalesës. Louis Armstrong dhe Cab Calloway u bënë dy nga muzikantët e shquar të asaj që [shkrimtari] F Scott Fitzgerald e quajti “Epoka e Xhazit”.
Por, kishte një anë më pak magjepsëse të pirjes së fshehtë. U bë i përhapur “xhini i vaskës” – alkool i fortë që mund të bëhej në shtëpi, pastaj blihej lirë nga kriminelët të cilët ia shtonin shijet e ndryshme dhe atë e shisnin – ndonjëherë me pasoja katastrofike. Dy bostonianë, në vitin 1930 e shitën pijen e quajtur “Ginger Jake” – toksinat e së cilës ishin shkatërruese për palcën kurrizore, duke lënë 50 mijë njerëz të gjymtuar.
Prishja e rendit shoqëror, rritja e shkallës së vrasjeve me një të tretën dhe nevoja e qeverisë për të ardhura gjatë Depresionit të Madh, ia dha fundin prohibicionit. Në vitin 1932, [presidenti] FD Roosevelt e mundi presidentin e atëhershëm Herbert Hoover, i cili prohibicionin e çmonte si “eksperiment të madh shoqëror dhe ekonomik – fisnik në motiv dhe me rëndësi të përgjithshme”. Thuhet se Roosevelti fitoren e vet e shënoi me një dolli me martini. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Viti 1998: Thyerja e miteve nga Malcolmi dhe parashikimi i tij për Kosovën

KORBI
Andrea Aleksi (1425-1505) prej Durrësit
Posterët e filmit “Star Wars”, të kohës së Lindjes komuniste (Foto)

Aureola, simboli i trashëgimisë së përbashkët kulturore - të gjithë njerëzimit!

Piktura e panjohur e Sadik Kacelit dhe veprat tjera të viteve 1930

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare