Shefi i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kyrylo Budanov, ishte i ftuar në episodin e ri të podcast-it të Ukrainska Pravda “24.02.:Rindërtimi”.
Rusia kishte filluar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.
E Budanov tregoi se si, në prag të pushtimit, ai u zhvendos në ndërtesën e inteligjencës dhe në orën 3:30 të mëngjesit foli me Andriy Jermak, kreun e zyrës së presidentit të Ukrainës.
“Rusët vazhdimisht shtynin datën. Dy javët e fundit ata vazhduan ta lëviznin atë mbrapa-para me një ose dy ditë. Por në datën 23, rreth orës 14:30, morëm informacion të qartë se fillimi do të ishte në katër në mëngjes dhe saktësisht se si do të fillonte. Ai informacion iu përcoll presidentit. Ai dha urdhrin. Por nuk kishte mbetur shumë kohë deri në katër të mëngjesit”, tha ai.
Budanov pretendon se ai dhe gruaja e tij u vendosën në zyrën e tij në ndërtesën e inteligjencës ushtarake ukrainase më 23 shkurt.
“Në mbrëmje, shkuam në një dyqan në Petrivka (një lagje që ndodhet në lagjen Obolonsky të Kievit). Më kujtohet mirë. Blemë sende ushqimore atje unë dhe gruaja ime. U zhvendosëm në zyrën time, shkuam në shtrat fola me të dhe prita”, kujton ai.
“Bëra një sy gjumë. Dhe shefi i zyrës së presidentit të Ukrainës më thirri rreth orës 3:30 dhe më tha: “Epo, tashmë është ora 3:30 dhe gjithçka duket e qetë. Ndoshta nuk do të ndodhë?” Unë u përgjigja: “Epo, le të shpresojmë për më të mirën, por dyshoj”. Dhe kështu folëm deri në ora katër”, theksoi ai.
Pranoi se ishte e rëndësishme për të që informacioni i tij për pushtimin doli të ishte i vërtetë.
“Për mua, duhet ta kuptoni, edhe kjo ishte një sfidë, sepse nëse unë si shef i shërbimit do të kisha dhënë një parashikim të gabuar, do të ishte turp për mua. Realisht sulmet e para ishin rreth orës 4:20 sepse raketat ishin tashmë në ajër, dhe fluturuan për një kohë të gjatë “, përfundoi ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump, gazetares afgane: Nuk po e kuptoj asnjë fjalë që po thoni
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas
Pse Trump dëshiron të marrë kontrollin e Gazës dhe a mund ta bëjë këtë?
Vajza palestineze i dërgon mesazh Trumpit: Pse po më detyroni të largohem nga shtëpia dhe vendi im?
Imazhe satelitore që thuhet se tregojnë Izraelin duke ndërtuar baza ushtarake në “zonën tampon” të Sirisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?