Lidhja e Prizrenit, si organizim politik, ushtarak e ideologjik sipas krerëve shtetërorë paraqet përpjekjen më serioze të vënies së themelit për krijimin e shtetit shqiptar, mbi të cilën bazë më vonë është shpallur edhe pavarësia e Kosovës.
Në ceremoninë e shënimit të 146 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka theksuar se duke kombinuar organizimin gjithëkombëtar politik e luftarak, kjo Lidhje, paraqet organizimin kulmor për çlirimin e trojeve shqiptare dhe mbrojtjen e tyre nga cdo kërcënim dhe pretendim i vendeve të tjera. Sipas saj sikurse shpallja e pavarësisë së Shqipërisë edhe shpallja e pavarësisë së Kosovës e kanë burimin ndër të tjera tek historiku i Lidhjes së Prizrenit.
“Prandaj, Lidhja e Prizrenit mbetet e gravuar përgjithmonë në mendjet dhe zemrat e secilit shqiptar, si testament i natyrshëm i shpirtit të kombit tonë”, ka thënë Osmani.
Ajo njëkohësisht ka përkujtuar se ashtu siç përsëritet historia, përsëriten edhe tendencat.
“Në këtë kohë të trazuar për kontinentin tonë ambiciet shoveniste serbe sërish janë në skenë, me apetite që nuk i kemi parë në këto 25 vite. Prandaj përballë rreziqeve të mëdha të sigurisë, uniteti ynë do të shërbej si forcë për të mbrojtur shtetin tonë nga tendencat shoviniste të Serbisë fqinje”, ka deklaruar Osmani.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka shprehur qëndrimin se Lidhja e Prizrenit paraqet aksionin e parë politik dhe ideologjik të shqiptarëve ndoshta që nga koha e Kuvendit të Lezhës, e cila promovon interesin e shqiptarëve si një komb unik.
“Lidhja e Prizrenit është themeli mbi të cilin është ndërtuar ngrehina e pavarësisë sonë kombëtare. Ajo nxiti, mobilizoi dhe i mbajti gjallë të gjitha kryengritjet shqiptare deri në realizimin e pavarësisë së Shqipërisë”, ka thënë Konjufca.
Ngjashëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pohuar se Lidhja shqiptare e Prizrenit paraqet ngjarjen historike kur gjatë pjesës së dytë të shekullit XIX janë vënë themelet e formimit të shtetit shqiptar.
“Kjo është hera e parë në histori kur shqiptarët po flisnin me një zë, pa dallim krahine e feje, duke shprehur kërkesën themelore e universale për vetëvendosje dhe për mbrojtjen e ruajtjen nga copëtimi i territoreve të banuara me shqiptarë”, ka deklaruar Kurti, duke shtuar se kjo ngjarje historike ka qenë gurthemel i përpjekjeve të shqiptarëve për pavarësi, që më pas u kurorëzua me datat e 28 nëntorit 1912 me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë e 96 vite më pas, me 17 shkurt 2008, me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, “duke realizuar kësisoj një pjesë të programit të Lidhjes që nuk u arrit të plotësohet në vitin 1912”.
Më 10 qershor të vitit 1878, Kuvendi i Përgjithshëm i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit pati filluar punimet, me ç’rast ishte ngritur zëri kundër copëtimit të tokave shqiptare, derisa në mbledhjen e përgjithshme ishte vendosur që të krijohet një organizatë me karakter politik e ushtarak, me qendër drejtuese në Prizren dhe me degët përkatëse në krahinat e ndryshme shqiptare. Në këtë mënyrë sipas historianëve lindi “Besëlidhja” (itifak) që më vonë u quajt “Lidhja Shqiptare” ose “Lidhja e Prizrenit”.
Organizata politiko-ushtarake e LSHP-së në luftë e sipër u shndërrua në një organizëm shtetëror me administratën, ushtrinë, dikasteret dhe territorin e saj, prandaj dhe gëzon statusin e ngjarjes së rëndësishme në historinë e përpjekjeve të popullit shqiptar për liri dhe pavarësi kombëtare.
Gjatë ditës përvjetori i 146-të i LSHP-së, në qytetin e vjetër është shënuar edhe me aktivitete tjera.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës