LAJMI I FUNDIT:

Kredi 20 vjeçare në vlerë prej 350 mijë eurove

Kredi 20 vjeçare në vlerë prej 350 mijë eurove

Raiffeisen Bank në Kosovë ka hapur qendrën “Shtëpia ime” në Prishtinë, qendër kjo e specializuar për kredi hipotekare dhe këshilla për blerjen shtëpive.

Raiffeisen Bank në Kosovë ka dy vjet që ka filluar të japë kredi për shtëpi.

“Për shkak të kësaj, ne kemi vendosur të hapim qendrën “Shtëpia ime” e cila eksluzivisht do të merret me kredi hipotekare. “Shtëpia ime” do të ketë stafin e specializuar në gjashtë degë tjera në Kosovë. Afati i kthimit për kredi hipotekare është zgjatur deri në 20 vjet ndërsa shuma maksimale e kësaj kredie është rritur në 350,000 Euro. Kredi hipotekare u ofrohet edhe qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit", thuhet në komunikatën e kësaj banke.

Në këtë ceremoni, Oliver Whittle njoftoi se do të largohet nga Kosova pasi kishte punuar këtu si drejtor ekzekutiv i Raiffeisen Bank në Kosovë për katër vjet. Whittle tani do të punojë në Shqipëri si drejtor ekzekutiv i Raiffeisen Bank . Me këtë rast, drejtori i ri i Raiffeisen Bank në Kosovë është emëruar Bogdan Merfea. /Telegrafi/