Punëtorët e “Hortikulturës” të hënën janë parë duke kryer krasitjen e drunjve në sheshet e Prishtinës dhe në disa pjesë të tjera të kryeqytetit.
Krasitja e drunjve dekorativë në sheshet e qytetit ka nxitur edhe reagime të ndryshme nga qytetarët.
Faik Shaljani për Telegrafin tha se kjo krasitje e këtyre drunjëve është punë e mirë e bërë nga Komuna e Prishtinës.
“Kjo krasitje është bërë shumë me vend dhe shumë mirë kanë bërë, sepse ka pasur nevojë dhe është zbukuruar edhe qyteti, sepse tani drunjt nxjerrin piptha dhe degë të reja. Po vërehet edhe një pastërti”, tha ai.
Në anën tjetër Avdi Gjonbalaj, shprehet se krasitja nuk është bërë në kohën e duhur.
“Krasitja e pemëve ose drunjve dekorativë bëhet në vjeshtën e vonë ose në pranverën e hershme… Kjo krasitje tash është e vonuar. Përveç kësaj janë jashtëzakonisht shumë të prerë. Kjo nuk guxon të shkurtohet në këtë formë. Këta fare nuk e kanë pasur idenë se si duhet të duken pemët kur fillojnë të mbushen. Fatkeqësisht e gjithë Kosova nuk e ka asnjë ekspert për hortikulutrë ose siç i thojnë ndryshe arkitektura peisazhore ”, deklaroi Gjonbalaj, për Telegrafin.
Januz Dragidelli e pohoi faktin qe është në rregull krasitja e drunjtëve nga ana e komunës duke shtuar se në këtë mënyrë drunjtë rigjenerohen.
“Kanë bërë mirë, sepse pemët duhet të rigjenerohen. Nuk e di a është bërë kjo gjë në kohën e duhur. Ata që e kanë bërë këtë duhet ta dijnë më mirë. Sido që të jetë këto një herë duhet të krasiten për tu rigjeneruar për të dalë të rejat pastaj”, deklaroi Dragidelli.
Sipas Rrahman Zeqirajt krasitja është dashur të bëhet më herët, sepse drujnët bëhen më të fortë kur krasiten.
“Unë mendoj që është bërë punë e mirë. Mendoj që është në rregull, sepse këto përtërihen dhe krijojnë një kurorë normale, që duhet ta kenë, sepse bëhen edhe më të forta pemët. Nuk jam ekspert i bujqësisë, por mendoj që kanë bërë punë të mirë. Edhe ka qenë dashur edhe më herët të krasiten pak”, tha ai.
Ndërkaq në lidhje më këtë çështje Komuna e Prishtinës, gjatë ditës së sotshme ka dalur me një sqarim.
Në njoftimin e Komunës së Prishtinës thuhet se ndërmarrja “Hortikultura” me kërkesë të Komunës së Prishtinës, përkatësisht të Drejtorisë së Parqeve, deri më tani ka përfunduar pastrimet fito sanitare në të gjithë qytetin e Prishtinës.
“Në kuadër të pastrimit fito sanitar është edhe dhënia e formës së drunjtëve dekorativ gjegjësisht kurorës se tyre, prerja e degëve të thara, dhe të thyera si dhe degëve potencialisht të sëmura. E gjitha kjo bëhet në drejtimin e ruajtjes se gjendjes se përgjithshme shëndetësore të vet bimës”, thuhet në njoftimin e Komunës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës