LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Shantazhet e Listës Serbe nuk e përcaktojnë të tashmen as të ardhmen e Kosovës

Krasniqi: Shantazhet e Listës Serbe nuk e përcaktojnë të tashmen as të ardhmen e Kosovës

Ditë më parë Qeveria e Kosovës ka marrë vendim vendosjen e tarifës prej 10 për qind për produktet të cilat importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ky vendim nuk është pritur mirë as nga Bashkimi Evropian, por ka ngjallur edhe reagime të mëdha të liderëve serbë e gjithashtu të deputetëve të Listes Serbe në Kuvendin e Kosovës.

Ata nëpërmjet një reagimi kanë paralajmëruar protestë në qoftë se nuk shfuqizohet kjo taksë, gjithashtu duke theksuar se do të jenë në opozitë të plotë ndaj qeverisë duke refuzuar çdo sugjerim të tyre.


Ndër të tjera, Lista Serbe janë deklaruar se do të mbështetin çdo nismë për rrëzimin e qeverisë Haradinaj.

Lajmi.net ka kontaktuar me Shefin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi për ta pyetur në lidhje me këto qëndrime të Listës Serbe.

Krasniqi i ka thënë se teket dhe shantazhet e Listës Serbe nuk e përcaktojnë as të tashmë e as të ardhmen e Qeverisë së Kosovës e aq më pak të shtetit të Kosovës.

“Teket e Listës Serbe nuk e përcaktojnë as të tashmen e as të ardhmen e Qeverisë së Kosovës, e aq më pak të shtetit të Kosovës.” është shprehur Krasniqi.

Ai ka deklaruar se vendimet e institucioneve të vendit nuk do të kushtëzohen nga shantazhet e Listës Serbe.

“Vendimet e institucioneve të Republikës së Kosovës nuk do të kushtëzohen nga shantazhet e tyre.” ka përfunduar shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori