LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Mbi 40 serbë nga Leposaviqi biseduan me Kurtin për shqetësimet e tyre

Krasniqi: Mbi 40 serbë nga Leposaviqi biseduan me Kurtin për shqetësimet e tyre

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë të ditur se mbi 40 pjesëtarë të komunitetit serb nga Komuna e Leposaviqit morën pjesë në një takim me kryeministrin Albin Kurti këtë të mërkurë për të diskutuar për shqetësimet dhe kërkesat e tyre specifike.

Ministri Krasniqi gjithashtu ka theksuar se mbi tre mijë qytetarë nga Komuna e Leposaviqit kanë aplikuar për subvencione të ndryshme në fushën e bujqësisë, arsimit dhe shëndetësisë, duke e vlerësuar këtë si një shenjë të rëndësishme se Republika e Kosovës po punon për të ofruar shërbime të nevojshme për qytetarët në veri të vendit.

“Mbi tre mijë qytetarë kanë aplikuar për subvencionim të ndryshëm në fushën e bujqësisë, arsimit, shëndetësisë. Këto janë shenja të rëndësishme se Republika jonë atje përmes zyrave të kryetarit po ka mundësi. Në takimin me kryeministrin Kurti edhe neve sot, aty ishin mbi 40 pjesëtarë të komuniteti serbë nga Komuna e Leposaviqit, të cilët biseduan hapur për brengat e tyre për kërkesat e tyre specifike sesi edhe qeverisja lokale dhe ajo qendrore mund t’i qëndroj… Kjo tregon për një pasqyrë tjetër të veriut tonë”, ka deklaruar Krasniqi, në Debat Plus të RTV Dukagjini.


Kurti në veri: E ardhmja e vendit tonë është e drejtë dhe përgjegjësi e të gjithëve
Lexo po ashtu Kurti në veri: E ardhmja e vendit tonë është e drejtë dhe përgjegjësi e të gjithëve

Ndër të tjera, ai ka thënë se siguria në veri të vendit sot është shumë më ndryshe nga më herët.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar katër komunat veriore me shumicë serbe. Në platformën “X”, ai ka thënë se e ardhmja e vendit është e drejtë dhe përgjegjësi e të gjithëve. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori