LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Largimi i qytetarëve nga Kosova, si pasojë e paaftësisë së Qeverisë Kurti

Krasniqi: Largimi i qytetarëve nga Kosova, si pasojë e paaftësisë së Qeverisë Kurti

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, tha se largimi nga vendi i qytetarëve është si pasojë e qeverisjes së paaftë.

Në një shkrim në Facebook, tha se Qeveria Kurti, nuk po realizon asnjë nga premtimet e shumta që kishte dhënë para qytetarëve.

“Duke u nisur nga vizitat që kam bërë gjithandej nëpër Kosovë, si dhe nga takimet e përditshme që kanë kryetarët e Degëve të PDK-së më bashkëqytetarët e tyre, ndamë shqetësimin e përbashkët për rritjen enorme të numrit të qytetarëve që po largohen nga Kosova për shkak të qeverisjes së paaftë të nivelit qendror e cila nuk po mbështetë projektet e komunave si dhe nuk po realizon asnjë nga premtimet e shumta që kishte dhënë para qytetarëve”, ka shkruar Krasniqi.


Sipas Krasniqit Kosova nuk mund të bëjë hapa përpara pa kapacitetet dhe energjinë e rinisë.

“Kosova nuk do të mund të bëjë hapa përpara pa kapacitetet dhe energjinë e rinisë, e cila është motori i zhvillimit dhe avancimit të shtetit tonë. Është obligim i secilit prej nesh që të angazhohemi në këtë drejtim për ta rikthyer besimin te mundësitë që ofron vendi ynë”, ka shkruar Krasniqi.

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori