LAJMI I FUNDIT:

KPK miraton rregulloren për media pa e konsultuar shoqërinë civile

KPK miraton rregulloren për media pa e konsultuar shoqërinë civile

Këshilli Prokurorial i Kosovës i ka miratuar disa pika të rendit të ditës ndër të cilat edhe rregulloren për komunikim me publikun, e cila nuk është konsultuar me të gjithë akterët. Kurse, Asociacioni i Gazetarëve nuk i ka kthyer përgjigje.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, ka thënë se kjo rregullore e përcakton komunikimin e institucionit të Prokurorisë me publikun.


Ndërkohë, Bahri Hyseni e sqaroi më shumë përmbajtjen e rregullores për të cilën tha se është punuar me miqtë ndërkombëtarë dhe menaxherët e zyrave që përcaktohen nga kjo rregullore do ta bëjnë më transparente punën e institucionit të Këshillit Prokurorial dhe zyrës së Prokurorit të Shtetit.

Hyseni ka thënë se këtë rregullore e kanë drejtuar edhe në komunitetin e gazetarëve, por nga ta nuk kanë marrë asnjë koment.

Mirëpo, miratimin e kësaj rregulloreje pa konsultimin edhe të shoqërisë civile dhe të akterëve tjera në shoqëri, e ka kundërshtuar drejtori i Institutit për Drejtësi, Betim Musliu.

Ai ka thënë për KosovaPress se është shqetësuese mënyra e hartimit të kësaj rregulloreje.

“Në këtë rast e kemi miratimin e një prej rregulloreve bazike për funksionimin e KPK-së dhe komunikimit me publikun që është rregullorja për komunikim me publikun, e cila nuk është konsultuar me të gjithë akterët. Unë e konsideroj se është jashtëzakonisht shqetësuese kjo mënyrë e hartimit të legjislacionit sekondar e cila thjesht e bënë këtë institucion jo transparent dhe jollogaridhënës para publikut”, ka thënë ai.

Në KPK janë miratuar edhe disa pika të rendit të ditës, si ajo për Nisinë Ndërlidhëse për Përgjime, ku Bahri Hysenaj tha se kjo rregullore është kthyer në KPK me të vetmin qëllim që të largohen tri paragrafe në nenin nr.12, të cilat janë të ngjashme me ligjin për të njëjtën çështje, në mënyrë që të mos ngarkohet rregullorja.

KPK hoqi nga rendi i ditës raportin e koordinatorit kombëtar për luftimin e krimeve ekonomike për periudhën tetor-dhjetor 2015 dhe janar-mars 2016, në mungesë të raportuesit të kësaj pike, si dhe pikën nr. 9: përcaktimi i pozitave për avancim dhe transferim të prokurorëve në prokurori.

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori