LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski-Aggeler: Vendin e presin vendime të guximshme dhe të vështira

Kovaçevski-Aggeler: Vendin e presin vendime të guximshme dhe të vështira

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski njofton se sot ka realizuar takim me ambasadoren amerikane në vend, Angela Aggeler me të cilën kanë biseduar për të ardhmen evropiane të vendit dhe për ndryshimet kushtetuese.

“Në takimin e sotëm me ambasadoren e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Angela Aggeler, biseduam për mbështetjen e partnerit tonë strategjik SHBA-të për rrugën evropiane të vendit dhe hapat e ardhshëm, i cili është i përhershëm dhe i fuqishëm.

Na presin vendime të guximshme dhe të vështira, të 120 deputetët duhet të tregojnë sjellje shtetërore, të jenë në lartësinë e detyrës dhe të marrin një vendim që do të mundësojë një të ardhme më të mirë, për brezat e ardhshëm, për ne, për fëmijët tanë. Deputetët janë në radhë të parë përfaqësues të qytetarëve dhe qytetarët duan të jetojnë në BE.


Për hir të një standardi më të mirë jetese, për hir të sundimit më të mirë të ligjit, infrastrukturës më të mirë, shërbimeve më të mira për qytetarët, për hir të përparimit ekonomik, drejtësisë sociale, demokracisë supreme. Për një jetë më të mirë sipas standardeve europiane. Sepse duan që fëmijët e tyre të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu. BE-ja është alternativa jonë e vetme”, shkruan Kovaçevski në profilin e tij në Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori