LAJMI I FUNDIT:

Kosovë–Shqipëri, miqësore në muajin gusht

Kosovë–Shqipëri, miqësore në muajin gusht

Një delegacion i Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB), i prirë nga sekretari i përgjithshëm, Korab Llazani të martën është pritur në një takim zyrtar në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), nga sekretari i përgjithshëm, Leart Hoxha dhe zyrtarë të tjerë të lartë të FBK-së, me ç’rast është diskutuar për bashkërenditjen e aktiviteteve gjatë verës.

Delegacionet kanë arritur akord për miqësoret mes përfaqësueseve të reja dhe seniore në të dyja gjinitë si dhe për mundësinë e organizimit të seminareve të përbashkëta për gjyqtarë e trajnerë, si dhe aktivitete të tjera garuese dhe teknike.

“Në takim jemi dakorduar për terminet për të gjitha kategoritë e Përfaqësueseve dhe për të dyja gjinitë. Terminet do të bëhen publike në ditët e ardhshme, por me Përfaqësuesen A do të luajmë së paku 1 herë në terminet e hapura në muajin gusht. Po ashtu kemi rënë dakord për aranzhim të seminareve të gjyqtarëve e trajnerëve, si dhe për fillimin e një programi të të dyja shteteve për licencim të trajnerëve, për të cilin do të kërkohet mbështetje materiale dhe teknike nga FIBA, por edhe nga federatat mike”, ka deklaruar pas takimit Hoxha.


Krerët e të dyja federatave do të jenë të pranishëm në ndeshjen e parë finale të Sigal Uniqa Ligës Ballkanike (BIBL), ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Mornar-it nga Tivari i Malit të Zi, takim ky që do të luhet sonte me fillim nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Kosova dhe Shqipëria do të bëjnë gara në të njëjtin grup me Përfaqësueset e U-20 në Kampionatin Evropian, Divizioni B që do të zhvillohet prej 15 deri më 24 korrik në Chalkida të Greqisë. Në Grupin C, përveç Kosovës dhe Shqipërisë do të garojnë edhe nikoqiri, Greqia, pastaj Britania e Madhe, Holanda dhe Irlanda.

Në trend Sport

Më shumë
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Ligue 1
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Kylian Mbappe me dy gola në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madridi kthehet te fitorja

Kylian Mbappe me dy gola në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madridi kthehet te fitorja

La Liga
Paraqitja magjike e Edon Zhegrovës ndaj PSG – stastistika e tij ishin perfekte

Paraqitja magjike e Edon Zhegrovës ndaj PSG – stastistika e tij ishin perfekte

Ligue 1
Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Superliga
Nga lavdërimet që mori nga Lineker te foto e festës me Icardin: Si ishte bërë hit në rrjetet sociale para disa vitesh Almazbekov, transferimi më i Llapit

Nga lavdërimet që mori nga Lineker te foto e festës me Icardin: Si ishte bërë hit në rrjetet sociale para disa vitesh Almazbekov, transferimi më i Llapit

Superliga
Kalo në kategori