LAJMI I FUNDIT:

Kosovari humb jetën në Itali, aksidentohet me motor bore

Kosovari humb jetën në Itali, aksidentohet me motor bore

Kosovari,  Flamur Krasniqi,  i cili jetonte dhe punonte në Zvicër, ka humbur jetën në një qendër skijimi në Itali, pas një përplasjeje gjatë vozitjes së mopedit të borës. 

Flamur Krasniqi nga firma e njohur zvicerane AMAG, filiali në Lugano, ishte zgjedhur si punëtori më i mirë i filialit.

Si shpërblim, së bashku me disa kolegë, firma u kishte siguruar një darkë në një vendpushim në Itali, në Bergamo, përfshirë edhe vozitje të mopedit të borës.


Dhe, ky shpërblim rezultoi fatal për Flamurin 40-vjeçar nga Breganzona, Kantoni Tiçino. Ai së bashku me dy kolegë të tij kanë dalë të ngasin mopedin në orët e natës.

Flamuri kishte qenë pa helmetë, transmeton albinfo.ch. Në një moment ai ka humbur kontrollin mbi motorin e tij dhe është katapultuar në rrugën e mbuluar me akull.

Përplasja ka qenë aq e fuqishme sa që i përmenduri ka vdekur në vendin e aksidentit. Karabinierët e ardhur kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen e 40-vjeçarit me prejardhje nga Kosova, shkruan blick.ch.

Flamuri ka lënë pas vetes gruan Jessica Poncia dhe dy djemtë: Nathanin dhe Leonin, njëri 7 vjeç dhe tjetri 18 muajsh.

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Drejtësi
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori