LAJMI I FUNDIT:

Kosovarët s’e dinë çfarë hanë! (Video)

Kosovarët s’e dinë çfarë hanë! (Video)

Qytetarët nuk e kanë idenë se çfarë cilësie ka mishi nga importi. Kjo për shkak se askush nuk i kryen analizat e cilësisë, por vetëm të sigurisë të cilat i bën Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, transmeton KTV.

Selatin Kaçaniku thotë se kosovarët nuk e dinë se çfarë përmbajtje të ushqimit konsumojnë. Madje, sipas tij, mekanizmat përkatës nuk po bëjnë asgjë për t’i siguruar ata se konsumojnë ushqim cilësor.

Zyrtarë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës e mohojnë këtë, duke thënë se ata kujdesen intensivisht për sigurinë e ushqimit. Por, e pranojnë se nuk është kompetencë e tyre kontrolli i cilësisë.


Sipas Thaçit, mostrat e produkteve ushqimore për analiza merren rregullisht dhe në rast të dyshimit të cilësisë, inspektori kufitar ka të drejtë ta dërgojë për analiza mostrën dhe varësisht nga rezultati, bëhet pëlqimi për futje në treg për konsum apo jo.

Alarmi më i madh për rrezikun nga kualiteti i këtij produkti u përhap para pak kohësh, ku një familje nga kryeqyteti u dyshua se u helmua nga mishi i pulës i cili vjen nga importi.