LAJMI I FUNDIT:

Kosovarët, gjithnjë më të lidhur me internet nga bregdeti

Kosovarët, gjithnjë më të lidhur me internet nga bregdeti

Përdoruesit e telefonisë mobile IPKO janë gjithnjë e më të lidhur me internetin në mobil, edhe kur ata janë jashtë Kosovës dhe bëjnë pushimet e tyre në Shqipëri apo Malin e Zi, apo udhëtojnë në Maqedoni.

Një vit pas lansimit të pakove të para të internetit në mobil në Shqipëri me Eagle Mobile, IPKO ka shtuar edhe Malin e Zi dhe Maqedoninë në të njëjtat pako, ka shtuar edhe operatorin AMC (Shqipëri) si rrjet prej nga mund të përdoret e njëjta pako, si dhe ka lansuar pakot e reja të thirrjeve dhe SMS-ve nga bregdeti me çmime të ngjashme me ato që janë në Kosovë.

Të gjitha këto mundësi të ofruara për pushuesit kosovar nga IPKO kanë bërë që trafiku i internetit në mobil në roaming nga bregdeti shqiptar dhe ai i Malit të Zi, por edhe numri i telefonave që përdoren gjatë qëndrimit jashtë vendit të shumëfishohet në shifra marramendëse.


Të dhënat e fundit nga telefonia mobile IPKO tregojnë se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kosovarët janë rreth 300 për qind më të lidhur me internetin në mobil në roaming, përkatësisht kanë bërë rreth 300 për qind më shumë aktivizime të pakos së internetit në mobil gjatë pushimeve verore në bregdetin shqiptar.

Ndërsa prej fillimit të këtij viti, prej muajit janar e deri në muajin qershor, trafiku i internetit në mobil nga tri pakot e aktivizuara nga përdoruesit e telefonisë mobile IPKO ka pasur një rritje marramendëse prej 2500 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Por përveç rritjes së trafikut dhe aktivizimit të pakove të internetit në mobil, në raportin e telefonisë mobile IPKO për internetin në mobil jashtë vendit është vërejtur edhe një rritje e madhe e numrit të telefonave të mençur në rrjetin mobil IPKO.

Këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar, në rrjetin mobil IPKO janë vërejtur rreth trefish më shumë telefona të mençur mobil, të cilët e kanë aktivizuar pakon ditore, javore apo atë mujore të internetit në mobil i cili mund të përdoret në tri shtetet e rajonit.

“Duke e ditur se më shumë se një milion pushues nga Kosova e frekuentojnë bregdetin shqiptar gjatë sezonit veror, vitin e kaluar ne e patëm krijuar pakon e parë të internetit në mobil në Shqipëri, në bashkëpunim me operatorin Eagle, ndërsa këtë verë, përdoruesit tanë e kanë mundësinë e lidhjes me AMC ose Eagle në Shqipëri, dhe pakon e njëjtë ta përdorin edhe në Mal të Zi, Maqedoni por edhe në Kosovë”, ka thënë Arianit Duraku, drejtor i shitjes në IPKO.

“Këtë vit, ne e kemi rritur kapacitetin e pakove tona të internetit në mobil për 100 për qind më shumë, pa e ndryshuar çmimin, ndërsa së fundmi kemi lansuar edhe pakon për thirrje dhe SMS nga bregdeti, me çmimet me të cilat përdoruesit tanë mund të komunikojnë sikurse në shtëpi.” ka vazhduar më tej Duraku.

Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia janë tri shtetet më të frekuentuara nga kosovarët gjatë gjithë vitit, me rritje tejet të madhe gjatë sezonit veror, kohës kur pushuesit kosovar i bëjnë pushimet e tyre në bregdetin shqiptar, apo atë të Malit të Zi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qeveria paralajmëron largimin e UNMIK-ut nga përfaqësimi në CEFTA, Bislimi: Zhvillim shumë pozitiv, shpresoj që kjo frymë të bartet edhe në dialog

Qeveria paralajmëron largimin e UNMIK-ut nga përfaqësimi në CEFTA, Bislimi: Zhvillim shumë pozitiv, shpresoj që kjo frymë të bartet edhe në dialog

Ekonomi
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Mungesa e grave në tregun e punës, Mustafa thekson se kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit është një nga arsyet

Mungesa e grave në tregun e punës, Mustafa thekson se kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit është një nga arsyet

Ekonomi
Bislimi: Kosova mund të përfitojë 882 milionë euro nëse plotësohen reformat e dakorduara me KE-në

Bislimi: Kosova mund të përfitojë 882 milionë euro nëse plotësohen reformat e dakorduara me KE-në

Ekonomi
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Ekonomi
Kalo në kategori