LAJMI I FUNDIT:

Kosova zyrtarisht aplikon për anëtarsim në FMN dhe Bankë Botërore

Kosova zyrtarisht aplikon për anëtarsim në FMN dhe Bankë Botërore

Shteti i Kosovës edhe zyrtarisht ka aplikuar për anëtarsim në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankë Botërore. Lajmin e kanë bërë të ditur për “Telegraf” vetë kryeministri Hashim Thaçi.

“Kemi nënshkruar aplikimin për anëtarsimin në këto dy instucione të rëndësishme financiare si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore. Besojmë që shpejt do të bëhemi anëtarë me të drejta të plota”,tha kryeminstri Hashim Thaçi.

Prej Bankës Botërore ka nënshkruar Jane Armitage ndërsa nga Fondi Monetar Ndërkombëtar ka nënshkruar Robert Hageman.

Të dy institucionet janë shumë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit tonë sepse janë institucionet kryesore që kreditojnë vendet e varfëra dhe ato në zhvillim me kredi afatëgjata dhe me interesa të ulëta.


Serbia ka deklaruar se do të përpiqet të bllokojë anëtarsimin e Kosovës në këto dy institucione por kjo gjë do të jetë e pamundur për shkak se vendimet në këto dy institucione merren nga vendet e pasura që kanë shumicën e kapitalit,të cilat e kanë njohur tashmë Kosovën.

Këto vende kanë më shumë se 60 përqind të kapitalit në këto dy institucione.

E gjithë qeveria e Kosovës duke përfshirë edhe kryeminstrin Hashim Thaçi ndodhen në Bruksel dhe do të marrin pjesë në konferencën e donatorëve për Kosovën,ku qeveria pret të marrë një ndihmë prej 1.4 miliard euro donacione për katër vitet e ardhshme. /Telegrafi/