Kosova në futboll së shpejti do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Gjermaninë dhe këtë e kanë pranuar drejtuesit e dy federatave.
Kjo u bë e ditur sot në një takim që përfaqësuesit e FFK-së patën me përfaqësues të Federatës së Gjermanisë ku edhe u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi.
Në këtë takim u mësua se Gjermania ka qenë një kundërshtar i mundshëm edhe para ndeshjes ndaj Gjibraltarit, por ka qenë vetë trajneri Bernard Challandes ai i cili ka zgjedhur një kundërshtar më të dobët duke parë edhe ecurinë e rezultateve të Kosovës në ndeshjet kualifikuese për në Euro 2020.
Nënkryetari i nderit i Federatës Gjermane të Futbollit, Rianer Milkoreit u shpreh se tash e disa vite ka bërë kërkesë në Federatën e Gjermanisë dhe një ndeshje e tillë do të luhet në një të ardhme të afërt, por nuk do të jetë vetëm një miqësore e thjeshtë.
“Ne e kemi thënë edhe në prononcimet e tona të mëhershme. Ne kemi bërë një kërkesë në Federatën e Futbollit të Gjermanisë, qysh në kohën para pranimit në UEFA e FIFA, por jo vetëm për një lojë të thjeshtë miqësore por edhe një lojë me benificone, të cilën Gjermania e organizon çdo dy vite, nga e cila lojë përfitojnë të dy Federatat dhe unë kam biseduar para një viti e gjysmë, dy vite, kemi gjetur një mirëkuptim të jashtëzakonshëm, por duhet dy vjet përpara të bëhet kërkesa për atë lojë”, tha Milkoreit.
Edhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka treguar se Gjermania ka qenë një kundërshtar i mundshëm edhe para ndeshjes ndaj Gjibraltarit, por ka qenë vetë trajneri Bernard Challandes ai i cili ka zgjedhur një kundërshtar më të dobët duke parë edhe ecurinë e rezultateve të Kosovës në ndeshjet kualifikuese për në Euro 2020.
“Ne e kemi përsëritur edhe më herët që ne kemi pasur dy herë po nga Gjermania që të zhvillojmë një ndeshje, pikërisht tash para se me bë me Gjibraltarin”.
“Por është pjesa që trajneri ka zgjedhur skuadrën sepse Gjermania është një ekip shumë i fortë dhe ne ende kemi qenë në konstruktim të ekipit dhe nuk e kemi bërë këtë herë, por sigurisht në një rast më të mirë, në rastin e parë të mundshëm, sepse këta e kanë edhe një lojë që e kërkojnë që e luajnë, dhe sigurisht që shumë shpejt ajo ndeshje do të bëhet dhe në momentin e parë të mundshëm”, tha Ademi. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët