Kosova ka ngecur në procesin e njohjeve të reja dhe anëtarësimit në mekanizmat ndërkombëtarë, si pasojë e kapaciteteve të vogla të udhëheqjes diplomatike dhe kundërshtimit të fuqishëm diplomatik të Serbisë në organizata ku ajo ka ndikim, vlerësojnë analistë të çështjeve politike.
Problemet me anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, sipas analistëve, ndërlidhen edhe me mosnjohjen e saj nga pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.
Analisti i çështjeve politike, Ramush Tahiri tha se ka disa rrethana të cilat ndikojnë në ngecjet e Kosovës, si në procesin e njohjeve të reja, ashtu edhe të anëtarësimit të saj në mekanizma ndërkombëtarë.
“Janë disa rrethana që ndikojnë në këtë stagnim. Kosova është shtet i vogël dhe ka kapacitete të vogla të udhëheqjes diplomatike në planin ndërkombëtar. Njohja e 114 shteteve duket që është e bollshme për një shtet të vogël siç është Kosova”, tha Tahiri.
“Hendikep i Kosovës është se nuk është pranuar në organizata ndërkombëtare dhe nuk është pranuar në Kombet e Bashkuara dhe në këtë bazë nuk shkon vendosja e marrëdhënieve diplomatike me automatizëm, por me secilin shtet duhet të lobuar, e me secilin shtet Kosova nuk ka kapacitet të vendosë marrëdhënie diplomatike”, theksoi Tahiri.
Të kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme nuk janë prononcuar rreth kësaj çështjeje.
Që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008, Kosovën e kanë njohur 114 shtete. Ndërkohë, është bërë anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare, përfshi edhe organizatat më të rëndësishme financiare dhe sportive.
Por, nuk ka arritur të rrumbullakojë subjektivitetin e saj ndërkombëtar, pasi që nuk është bërë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe organizatave tjera, që ndërlidhen me OKB-në.
Kurse në raportet me Bashkimin Evropian, mbetet ende larg liberalizimit të vizave dhe procesit të anëtarësimit.
Përderisa e arritura kryesore në raportet me BE-në, mbetet Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, e cila ka filluar të zbatohet nga prilli i vitit 2016.
Dy vitet e fundit, përkundër paralajmërimeve të zyrtarëve më të lartë të shtetit, Kosova nuk arriti të bëhet anëtare e UNESCO-s (Agjencisë për Kulturë, Shkencë dhe Arsim e Kombeve të Bashkuara), Këshillit të Evropës dhe as INTERPOL-it (Policisë Ndërkombëtare).
Ndërkohë, për analistin e çështjeve politike Artan Muhaxhiri, njohjet e Kosovës kanë stagnuar gati krejtësisht në muajt e fundit.
Sipas tij, për të lëvizur nga kjo gjendje, aktualisht nuk ka as iniciativa as fuqi politike nga përfaqësuesit e Kosovës, ndërkohë që mungon edhe përkrahja nga partnerët ndërkombëtarë, siç ishte dikur.
“Për ngecjet në njohje dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, fajtor janë qeveritarët tanë të cilat jo vetëm që nuk kanë pasur fuqi që vetë të bëjnë diçka më të madhe, por edhe nuk kanë pasuri fuqi të reagojnë ndaj fushatave të egra të Serbisë e cila ka qenë penguesja kryesore për mospranimin e Kosovës në këto organizata”, thotë Muhaxhiri.
Sipas Muhaxhirit, në procesin e lobimit, ka shumë rëndësi qasja e institucioneve të Kosovës ndaj vendeve veç e veç.
“Më i rëndësishëm është stagnimi i anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, siç janë UNESCO, INTEROPL-i dhe mekanizmat tjerë, pasi që këto anëtarësime do t’i jepnin Kosovës një imazh tjetër në spektrin ndërkombëtar politik, por edhe do ta fuqizonin shtetësinë e saj”, thotë Muhaxhiri.
Në anën tjetër, Ramush Tahiri thotë se pas përfundimit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, që po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, mund të priten njohje të reja dhe rrjedhimisht edhe anëtarësime të Kosovë në organizatat ndërkombëtare.
Sipas Tahirit, disa shtete kanë probleme të brendshme apo të ngjashme me rastin e Kosovës, ndërsa disa shtete tjera kanë marrëdhënie të mira me Serbinë dhe ato presin që të këtë njohje nga Serbia dhe në atë bazë ta njohin një ditë edhe Kosovën./REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës