LAJMI I FUNDIT:

Kosova për 10 vjet importoi mbi 350 mijë tonë mish pule

Kosova për 10 vjet importoi mbi 350 mijë tonë mish pule

Mungesa e prodhimit të brendshëm të mishit të pulës, bënë që Kosova të importojë shumë nga ky produkt. Bazuar në të dhënat zyrtare të Doganës së Kosovës, për dhjetë vjet në Kosovë janë importuar mbi 350 milionë kilogramë produkte të mishit të pulës. Po ashtu sipas Doganës, brenda një viti importohen 33-35 milionë kilogram mish pule. Këtë e ka bërë të ditur Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganave të Kosovës.

“Statistikat e Doganës së Kosovës tregojnë që brenda një viti importohen 33 deri në 35 milionë kilogram mish të pulës dhe cilat kushtojnë deri në 35 milionë euro brenda një viti. Tani në 2015 ende pa përfunduar viti jemi në 32 milionë kilogramë. Kjo statistikë ka mbet e njëjtë që nga viti 2011. Nuk kemi ulje të importit të mishit të pulës. Pra, të themi me një fjalë dhjetë vitet e fundit Kosova ka importuar mish të pulës në sasi mbi 350 milionë kilogramë”, tha Stavileci për ksp.

Sipas tij, brenda vitit Doganat realizojnë taksa doganore 6 deri në 7 milionë euro. Origjina e produkteve të mishit të pulës është nga SHBA-të dhe Brazili.

“Dogana mbledh përafërsisht brenda një viti 6 deri në 7 milionë euro taksa doganore nga importi i mishit të pulës. Origjina e këtij mishi, kryesisht mbi 80 për qind origjina është prej kontinentit amerikan, respektivisht prej SHBA-ve dhe Brazilit.”, tha Stavileci.


Ai ka shtuar se ka edhe raste kur ka dyshime të cilësisë së importit të këtij produkti por thotë se doganat nuk janë kompetencë për këtë. Sipas tij, në rastet kur ka dyshime, ftohet inspektorati i Agjencionit të Ushqimeve dhe Veterinës dhe ushtron kontrollin e tij në ato raste, transmeton ksp.

Ndërsa, zyrtarët e AVUK-ut thonë se siguria e mishit të bardhë të pulës është në rregull.

“Në këto tre vitet e fundit nuk kemi pasur asnjë rast të problemeve që ka pasur mish i bardhë i dyshimtë. Ne kemi pasur para dy viteve një ngarkesë e cila ka qenë me mushkëri pule dhe ajo si pasojë e defekteve që ka pasur mauna gjatë transportit është bërë shkrirja edhe menjëherë posa ka ardhur në pikën e parë kufitare është vërtetuar ky dyshim dhe menjëherë është shkuar në asgjësim dhe nuk është lejuar që të futet fare në tregun e brendshëm”, tha Lamir Thaçi, zëdhës i AVUK-ut.

Zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë, pranojnë se numri i fermave që merren me therjen e pulave është i vogël. Sipas Isuf Cikaqi, drejtor i Departamenti të Politikave Bujqësore dhe Tregjeve, Ministria e Bujqësisë ka mbështetur 16 fermer të kësaj prodhimtarie. Cikaqi tha se sektori i vezëve është i konsoliduar.

Ai ka treguar se tek sektori i vezëve janë përkrahur 5 përfitues në vlerë mbi 295 mijë euro. Sipas tij, në vitet e ardhshme ministria do të rrisë mbështetjen financiare për këtë sektor.

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), nuk ishin në gjendje të sigurojnë statistika të prodhimit të brendshëm të mishit të pulës.

Tregu kosovarë mbetet i varur nga importi i mishit të pulës, si dhe produkte të tjera bazike në mungesë të prodhimit vendor.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Ekonomi
Kalo në kategori