LAJMI I FUNDIT:

Kosova, një hap më pranë anëtarsimit në FMN

Kosova, një hap më pranë anëtarsimit në FMN

Një delegacion i Qeverisë së Kosovës i kryesuar nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, si dhe përfaqsues të Bankës Qendrore të Kosovës të kryesuar nga guvernatori Hashim Rexhepi, me ftesë të Fondit Monetar Nderkombëtar mori pjesë në takimet vjetore të kësaj organizate. në Washington.

Kjo vizitë kosiderohet historike për faktin se Kosova u ftua për herë të parë në takimet vjetore të kësaj organizate.

“Vizita, që kishim në Washington është shfrytëzuar për të përshpejtuar çështjen e anëtarësimit të Kosovës në FMN dhe Bankën Botërore. Mund të them me bindje të plotë se Kosova është edhe një hap më pranë në anëtarsimin e plotë në këto institucione ndërkombëtare”, është shprehur Ministri Shala.

Delegacioni i Kosovës në Washington është takuar me përfaqsues të mbi 20 shteteve anëtare të Fondit Monetar Ndërkombëtar. /Telegrafi/