LAJMI I FUNDIT:

Kosova në FMN gjatë pranverës, 50 milion eurot e Arabisë Saudite së shpejti në Kosovë

Kosova në FMN gjatë pranverës, 50 milion eurot e Arabisë Saudite së shpejti në Kosovë

Së shpejti pritet të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes me Arabinë Saudite në vlerë prej 50 milionë eurosh, ndihmë e zotuar në konferencën e donatorëve për Kosovën,tha ministri Shala

Kosova do të anëtarësohet në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore. Kjo deklarate u dha nga ministri i ekonomisë dhe financave, Ahmet Shala, në një konferencë për media pas kthimit nga vizita në Uashington, ku mori pjesë së bashku me gurvenatorin e Bankës Qëndrore, në punimet e konferencës vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore, por kësaj here në cilësinë e vëzhguesit.

Sipas ministrit Shala procesi i anëtarësimit është duke ecur sipas planit, dhe deri në fund të nëntorit një komitet i anëtarësimit i FMN-së, do të paraqesë kuotën e aksioneve të Kosovës në përputhje me fuqinë ekonomike të vendit tonë.

“Vendimi i atij komiteti do t’i paraqitet qeverisë së Kosovë dhe më pas parlamentit për miratim”, tha Shala.


Guvernatori i bankës qendrore, Hashim Rexhepi, tha se anëtarësimi në FMN dhe Bankën botërore do të ndikojë në mbështetjen e zhvillimit ekonomik, stabilitetin e politikave makroekonomike, dhe në mbështetjen e projekteve zhvillimore:
Kuota e aksioneve të Kosovës në FMN do të caktohet gjatë këtij viti, dhe pritet të jetë afërsisht sikurse e vendeve të rajonit, Shqipërisë, Maqedonisë e Malit të Zi, rreth 0.02 apo 0.03.

Delegacioni kosovar gjatë kësaj vizite, ka zhvilluar takim edhe me zyrtarë të agjencisë amerikane për preferenciale ekonomike dhe tregtare me SHBA-të, dhe presin vendim nga kryetari amerikane, që Kosova të fitojë të drejtën e shtetit preferencial për marrëdhënie ekonomike e tregtare me SHBA-të./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë të rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë të rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara

Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara

Ekonomi
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Ekonomi
Kalo në kategori