LAJMI I FUNDIT:

Kosova mirë me fillimin e biznesit, keq punët me rrymën

Kosova mirë me fillimin e biznesit, keq punët me rrymën

Raporti i fundit i Grupit të Bankës Botërore i të Bërit Biznes, ka njohur përpjekjet e vazhdueshme reformuese të Kosovës për përmirësim të klimës investuese. Nga 189 vendet që janë përfshirë në anketën e këtij raporti, Kosova tani është ranguar në vendin e 66-të. Ky është një përmirësim i madh në krahasim me vitin 2012 kur ajo ishte ne vendin e 126-të.

Raporti Të Bërit Biznes 2016: Matja e Kualitetit dhe Efikasitetit Rregullues ka vënë re se gjatë vitit të kaluar, Kosova ua ka bërë ndërmarrjeve më të lehtë pagesën e taksave sepse ka anuluar taksën për licencën vjetore për biznese..

“Gjatë viteve të fundit, Kosova ka hequr pengesa të rëndësishme për të bërit biznes në Kosovë, ashtu siç reflektohet edhe në përparimin e saj gradual dhe të vazhdueshëm në pozicionimin e saj ndërkombëtar”, tha Jan-Peter Olters, Menaxher i Bankës Botërore në Kosovë.
“Me qëllim që këto zhvillime inkurajuese të përkthehen në përmirësime të konkrete në produktivitet vendor, dhe, në fund të fundit, në krijim të vendeve të reja të punës dhe që paguhen më shumë, vendi duhet të shmang politikë-bërjen taktike dhe duhet të fokusohet në sfidat e një strategjie zhvillimore socio-ekonomike afatgjate që përfshinë disa mandate politike“.


Raporti_i_Bankes_Botrore

Në raportin e të Bërit Biznes për këtë vit, në pesë indikatorë ka pasur ndryshim të metodologjisë: Pajisja me Lejet Ndërtimore, Lidhja me Energji Elektrike, Ekzekutimi i Kontratave, Regjistrimi i Pronës dhe Tregtia Përtej Kufijve. Për shembull, në fushën e Regjistrimit të Pronës, një indeks i ri për kualitetin e administrimit të tokës matë besimin, transparencën dhe shtrirjen gjeografike të sistemeve për administrim të tokës si dhe aspektet për zgjidhje të mospajtimeve rreth çështjeve që kanë të bëjnë me tokë. Ndryshimet metodologjike mbushin një përpjekje dy-vjeçare për rritjen e standardeve të cilat masin kualitetin e rregullimit, si dhe, efikasitetin e kornizës rregulluese për biznes me qëllim që rrumbullakojë më mirë realitetin bazë.

Raporti të Bërit Biznes përcjellë sistemet rregulluese dhe burokratike shtetërore përmes zhvillimit të anketave të detajuara vjetore. Politik-bërësit që merren me sfidën e krijimit të vendeve të punës dhe promovimin e zhvillimit, ia vlen të studiojnë se si shtetet i caktojnë tarifat e indikatorëve të ndryshëm e të Bërit Biznes.

“Një ekonomi moderne nuk mund të funksionojë pa rregullore dhe, në të njëjtën kohë, ajo nuk mund të ndalet për shkak të rregullores së dobët dhe pavolitshme. Sfida e zhvillimit do të thotë ecja nëpër shtigje të ngushta duke identifikuar rregulloret që janë të mira dhe nevojshme, dhe duke I shmangur ato që pengojnë kreativitetin dhe pengojnë funksionimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, tha Kaushik Basu, Krye-Ekonomisti dhe Zëvendëspresidenti i Lartë Bankës Botërore.

“Ky është një studim bindës që tregon se si efikasiteti dhe kualiteti i rregulloreve të biznesit shkojnë dorë-për-dore me krijimin e kompanive dhe ndërmarrjeve më konkurruese dhe praktike të cilat e ndihmojnë zhvillimin e ekonomisë nacionale. Theksi në ngritje e sipër në cilësinë e rregullimit për plotësimin e fokusit të mëparshëm në efikasitet, ka për qëllim që ta qartësojë dallimin në mes të rregulloreve të përpiluara mirë dhe të përpiluara keq, ta identifikojë më lehtë se ku është duke ua mundësuar rregullorja bizneseve që të lulëzojnë dhe ku e ka efektin e kundërt”, tha Augusto Lopez-Claros, Drejtori i Grupit të Indikatorëve Global të Bankës Botërore, që e ka përgatitur raportin.

Ekonomitë në Evropë dhe Azinë Qendrore kanë arritur rezultate të mira sa i përket standardeve të reja për cilësi, kurse ato të rajonit të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore kanë pasur një performancë më të dobët.

Në rangimet globale, Singapori vazhdon ta mbajë vendin e parë. Në mesin e 10 ekonomive më të mira që kanë rregullatorë miqësorë ndaj bizneseve janë Zelanda e Re në vendin e dytë, Danimarka (3), Republika e Koresë (4), Kina (5), Mbretëria e Bashkuar (6), Shtete e Bashkuara (7), Suedia (8), Norvegjia (9), dhe Finlanda (10).

10 përmirësuesit më të mirë të botës – p.sh. ekonomitë që kanë zbatuar së paku tri reforma gjatë vitit të fundit dhe janë ngritur më lartë në listën e vlerësimeve – janë Kostarika, Uganda, Kenia, Qiproja, Mauritania, Kazakistani, Uzbekistani, Xhamajka, Senegali dhe Benini. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Misteri i shpikësit të Bitcoin

Misteri i shpikësit të Bitcoin

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Ekonomi
Kalo në kategori