Kosova vazhdon të jetë shteti me popullsinë më të re në Evropë edhe për vitin 2020.
Sipas Eurostat mosha mediane (që ndan popullsinë në dy pjesë të barabarta, një e moshat nën moshën medianë dhe tjetra mbi moshën medianë) , ishte 30.5 vjeç në vitin 2020, duke e renditur kështu Kosovën në vendin e parë në Evropë për na popullsia.
Pas Kosovës, në vendin e dytë është Turqia me 32.4 vjeç, Islanda me 36.5 vjeç dhe në vendin e katërt renditet Shqipëria me 37.2 vjeç.
Në rajon, popullsia me moshën më të vjetër është në Serbi (43.9 vjeç), ndërsa dhe shtetet e tjera si Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut po i afrohen kufirit të 40 vjeç.
Në Evropë, popullsitë më të plakura, sipas Eurostat janë Italia, me gjysmën e popullsisë që është nën moshën 47.2 vjeç dhe Gjermania (45.9 vjeç), të ndjekura nga Portugalia (45.5).
Sipas Eurostat, në vitin 2020, mosha mesatare e popullsisë së BE -së ishte 43.9 vjet. Në krahasim me vitin 2001 (viti i parë referues për të cilin ka informacion), mosha mesatare u rrit me më shumë se 5 vjet (nga 38.4 vjet).
Në vitin 2020, shumica e rajoneve të kryeqytetit në BE regjistruan popullsi relativisht të reja – por rajoni francez i Mayotte regjistroi, deri tani, moshën mesatare më të ulët (17.7 vjeç). Kjo u pasua nga një rajon tjetër francez, Guyane (26.1 vjet), dhe rajoni spanjoll i Ciudad Autónoma de Melilla (34.4 vjet).
Nga ana tjetër, mosha mesatare më e lartë u regjistrua në Chemnitz në Gjermani (52.0 vjet), e ndjekur nga rajoni italian i Liguria (51.4 vjet) dhe 4 rajone të tjera në Gjermani: Sachsen-Anhalt (51.2 vjet), Brandenburg dhe Mecklenburg-Vorpommern (të dy 50.5 vjet) dhe Thüringen (50.3 vjet).
Edhe Shqipëria po plaket me shpejtësi
Ndonëse është ndër popullsisë më të reja të Evropës edhe Shqipëria po plaket me shpejtësi. Të dhënat e Eurostat tregojnë se mosha mediane në vitin 2010 ishte 31.9 vjeç.
Të dhëna të tjera të INSTAT tregojnë se edhe në vitin 2021 kjo tendencë ka vijuar. Mosha mediane arriti në 37.6 vjeç në vitin 2021, duke u rritur me 4 muaj gjatë një viti, raportoi INSTAT.
Mosha mediane e Shqipërisë është vënë në një trend rritës duke pasqyruar zhvillimet demografike që po favorizojnë plakjen e popullsisë vendit me ritme të shpejta.
Mosha mediane popullsisë nisë rritjen pas vitit 1979. Në këtë vit sipas të dhënave të INSTAT mediane e popullsisë ishte 20 vjeç. Nga viti 1979 deri në vitin 2021 mosha mediane është rritur me 17.6 vite. Projeksionet e INSTAT për vitet në vijim tregojnë për plakje të mëtejshme të popullsisë. Deri në vitin 2060 mosha mediane pritet ti ketë kaluar të 50 vitet.
Studime të mëparshme të INSTAT e shpjegojnë rritjen e moshës mediane me tre faktorë kryesorë. E para rënia e numrit të lindjeve që po ul me shpejtësi popullatën e re në moshë. Së dyti emigracioni që në Shqipëri është tipar i moshave të reja po sjell tkurrjen e popullsisë poshtë 30 vjeç. Arsyeja e tretë lidhet me rritjen e jetëgjatësisë, e cila në mënyrë të natyrshme çon në rritje të popullsisë më të vjetër në moshë. /Monitor/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Nikolloski: Bullgaria e painteresuar për ndërtimin e hekurudhës së Korridorit 8

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës