LAJMI I FUNDIT:

Kosova ka rritjen e GDP 1.2 për qind

Kosova ka rritjen e GDP 1.2 për qind

Kosova për vitin 2014 ka pasur normën e Bruto Produktit Vendor (BPV, respektivisht GDP) 1.2 për qind më të lartë, krahasuar me vitin 2013, kur ishte 3.4 për qind. Sipas aktiviteteve ekonomike dhe qasjes së shpenzimeve, BPV me çmim aktual për vitin 2014 ishte 5 miliardë e 568 milionë euro, kurse kjo rritje për kokë banori ishte 3 mijë e 84 euro.

Kështu u tha gjatë publikimit të raportit për Bruto Produktin Vendor nga drejtues të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Kryeshefi ekzekutiv i ASK-së Isa Krasniqi theksoi se të gjitha raportet e kësaj Agjencie për matjet ekonomike në Kosovë janë mjaft të besueshme dhe nuk janë të ndikuar si institucion asnjëherë nga politika dhe Qeveria e Kosovës për ecuritë ekonomike. Ai tha se sot në bazë të kalendarit të ASK-së për vitin 2015, publikohet raporti i BPV-së në baza vjetore, dhe bëhet sipas prodhimit, sipas aktiviteteve ekonomike dhe sipas shpenzimeve aktuale.


“Treguesit kryesorë për vitin 2014 kanë qenë Bruto Produkti Vendor me çmimet aktuale të vitit 2014 ku ishte 5 miliardë e 568 milionë euro, rritja reale në vitin 2014 në krahasim me vitin 2013 ishte 1.2 për qind, ndërsa Bruto Prodhimi Vendor për kokë banori në vitin 2014 ishte 3 mijë e 84 euro. Ne kemi edhe një krahasim me vendet e rajonit që nëse bëhet krahasimi atëherë është si e ngjashme me vende të rajonit”, theksoi Krasniqi.

Drejtori i Departamentit të Statistikave Ekonomike në ASK Ilir Abdullahu ka bërë prezantimin detal lidhur me prezantimin e aktiviteteve ekonomike për GDP-në. Ai tha se sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë kishte një rritje prej 8.2 për qind.

“Ne do të fokusohemi se cilat aktivitete ekonomike ndikuan në ngritjen reale të GDP-së. Ishte tregtia me shumicë që kishte një rritje prej 8.2 për qind, aktivitetet financiare me 4.4 për qind, industria nxjerrëse me 4 për qind, edukimi me 3.2 për qind furnizimi me energji elektrike me 1.2 për qind, bujqësia me 0.8 për qind dhe aktivitete tj era shërbyese të gjitha së bashku me një ndikim prej 1 për qind. Të gjitha këto aktivitetet patën ndikim të përgjithshëm prej 2.8 për qind”, theksoi Abdullahu.

Ndërkaq rritje reale sipas komponentëve kryesorë në qasjen e shpenzimeve për konsumin final të ekonomive shtëpiake ishte 4.9 për qind. Eksporti neto i mallrave dhe shërbimeve 3.9 për qind, importi i mallrave dhe shërbimeve 8.4 për qind.

Në këtë prezantim ishte edhe drejtori i Statistikave të Suedisë Stefan Lundgren dhe përfaqësuesi i Eurostatit, Marius Andersen.

Lundgren ka folur për bashkëpunimin dhe projektet e përbashkëta të Statistikave të Suedisë dhe ASK-së, të cilat do të vazhdojnë edhe në të ardhmen se si prodhohen statistikat për ecuritë ekonomike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

Ekonomi
Kalo në kategori