LAJMI I FUNDIT:

Kosova ka mungesë të burimeve të energjisë

Kosova ka mungesë të burimeve të energjisë

Mungesa e burimeve të mjaftueshme të energjisë dhe kapitalit për t’i shfrytëzuar, ka ngritur nevojën për shfrytëzim sa më racional të sasisë ekzistuese të energjisë.

Kështu ka deklaruar ministri në largim i Zhvillimit Ekonomik i Kosovës, Fadil Ismajli në Konferencën me titull “ Politikat e Efiçiencës së Energjisë mundësitë për bashkëpunimin rajonal”, organizuar nga Forumi Ballkanik dhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë, e që po mbahet në Tiranë.

Ismajli ka pohuar se Kosova si palë nënshkruese e Traktatit të Komunitetit të energjisë, përpos harmonizimi të legjislacionit në përputhje me direktivat përkatëse evropiane, në fushën e efiçiencës ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm politiko-programor, ligjor dhe institucional për promovimin e efiçiencës së energjisë.


Ndërsa, ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, është shprehur se bashkëpunimi rajonal ne fushën e efiçiencës së energjisë sjellë përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetareve, rrit mundësitë e punësimit si dhe ulë koston e faturës së energjisë .

Po ashtu, Gjiknuri ka përmendur ndikimet që kursimi i energjisë sjellë në fushën e ambientit duke shtuar se çështjen e efiçiencës së energjisë qeveria shqiptare e trajton me seriozitetin maksimal, duke ditur ndikimet pozitive të saj .

Për rëndësinë e këtij takimi kanë folur edhe Luna Kalash, drejtoreshë e Forumit Ballkanik, dhe Clive Rumbold, përfaqësues i delegacionit evropian, të cilët kanë potencuar faktin se bashkëpunimi i vendeve të rajonit në fushën e efiçiencës së energjisë është i domosdoshëm dhe si i tillë krijon mundësi të mira punësimi respektivisht hap perspektivë më të shpejt drejt BE-së. /Telegrafi/