Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Arsimit Fillor dhe të Mesëm të Ulët 2013/2014” .
Ky publikim ofron të dhëna për: arsimin fillor dhe të mesëm të ulët publik dhe privat 2013/2014; numrin e shkollave; numrin e paraleleve; numrin e nxënësve sipas gjinisë, moshës dhe përkatësisë etnike; si dhe numrin e mësimdhënësve sipas gjinisë, përkatësisë etnike, përgatitjes arsimore.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, numri i shkollave fillore dhe të mesme të ulëta publike në vitin 2013/2014 ishte 1,046 me gjithsej 13,033 paralele dhe me numër të nxënësve 280,823.
Numri i nxënësve në arsimin fillor ishte 145,783, prej tyre 70,504 (ose 48,4 për qind) janë femra, ndërsa 75,279 (ose 51,6 për qind) meshkuj. Numri i mësimdhënësve ishte 7,870, ku prej tyre 4,681 (ose 59,4 për qind) femra, ndërsa 3,189 (ose 40,6 për qind) meshkuj.
Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të ulët ishte 135,040, prej tyre 65,158 (ose 48,3 për qind) femra, ndërsa 69,882 (ose 51,7 për qind) meshkuj. Numri i mësimdhënësve ishte 9,981, prej tyre 4,217 (ose 42,2 për qind) femra, ndërsa 5,764 (ose 57,8 për qind) meshkuj.
Numri i përgjithshëm i nxënësve, të cilët kanë braktisur shkollën fillore dhe të mesme të ulët ishte 1,061, prej tyre 483 (ose 45,5 për qind) femra, ndërsa 578 (ose 54,5 për qind) meshkuj.
Numri i shkollave fillore dhe të mesme të ulëta private ishte 15, me gjithsej 127 paralele; dhe, me numër të nxënësve 2,095, prej tyre 964 nxënës ishin në arsimin fillor, ndërsa 1,131 në arsimin e mesëm të ulët. Numri i mësimdhënësve ishte 344. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City