LAJMI I FUNDIT:

Kosova gati për ndeshjen ndaj Qipros, zhvillon stërvitjen në ‘Fadil Vokrri’

Kosova gati për ndeshjen ndaj Qipros, zhvillon stërvitjen në ‘Fadil Vokrri’

Kosova ka mbajtur seancën e radhës stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” në prag të përballjes së nesërme kundër Qipros, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve, e që zhvillohet në orën 20:45.

Gjatë stërvitjes, përzgjedhësi Franco Foda u dha futbollistëve udhëzimet e tij taktike, me qëllim që ekipi të jetë maksimalisht i përgatitur për këtë sfidë.

Atmosfera në radhët e Dardanëve është tejet pozitive dhe lojtarët edhe në këtë stërvitje treguan përkushtim, shkruan FFK.


Ekipi në ndeshjen e nesërme do të përballet me mungesën e Elvis Rexhbeçajt për shkak të kartonëve, derisa në dyshim është edhe Valon Berisha, i cili për shkak të lëndimit nga ndeshja e kaluar nuk u përfshi fare në stërvitjen e sotme.

Stafi mjekësor është duke vlerësuar gjendjen e tij dhe mbetet në pikëpyetje nëse ai do të jetë në gjendje të paraqitet në këtë ndeshje.

Megjithatë, Dardanët janë plotësisht të motivuar për të dhënë maksimumin në ndeshjen e nesërme dhe për të siguruar një tjetër fitore në këtë edicion të Ligës së Kombeve. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Premier League
Kalo në kategori