Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë të enjten se i dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka sjell dinamikë të re në procesin e dialogut dhe në përkushtimin për paqen dhe prosperitetin në rajon, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka thënë se është i kënaqur që SHBA insistoi për heqjen e taksës dhe pas largimit do t’i kthehen dialogut.
Këto deklarata erdhën pas takimit të Thaçit dhe Vuçiqit me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Grenell ka takuar ndaras në Mynih, presidentin Thaçi dhe atë të Serbisë, Vuçiq një ditë para fillimit të Konferencës së Sigurisë, ku parashihet të marrin pjesë krerët e më shumë se 40 vendeve të botës, përfshire edhe liderë të Bashkimit Evropian dhe ministra e ekspertë nga vendet e BE-së, raporton Telegrafi.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas takimit me Grenellin tha se pas arritjes së marrëveshjes për linjën ajrore Prishtinë-Beograd, do të ketë në marrëveshje të reja.
“Ishte një takim jashtëzakonisht efektiv, ne do të lëvizim në marrëveshje të reja pas arritjes së marrëveshjes së linjës Prishtinë-Beograd. Do të kemi angazhime tjera për linjën hekurudhore. Do të punojmë si institucione që të arrijmë marrëveshjen finale si dy vende të pavarura”, ka shtuar Thaçi duke theksuar se Kosova do të ndërmarrë veprime që e lehtësojnë dialogun.
Ndërkaq në lidhje me kërkesën e përsëritur nga Grenell për heqjen e tarifës doganore 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, Thaçi tha se Kosova do të ndërmarrë veprime ditëve të ardhshme, por sipas tij, veprimet e Prishtinës nuk do të jenë bllokuese të procesit.
Presidenti, ka folur edhe për liberalizimin e vizave për kosovarët.
Ai ka thënë se Kosova është e zhgënjyer dhe e tradhtuar nga Bashkimi Evropian për shkak të mos liberalizmit të vizave nga BE-ja.
Më tej Thaçi ka deklaruar se Kosova beson në rolin e SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi.
“Kosova beson plotësisht në rolin udhëheqës në rolin e SHBA-së dhe presidentit Trump, Pompeot dhe rolin determinues të ambasadorit Grenell në dialogun Kosovë-Serbi. Kosova do të merr veprimet e veta të përgjithshme në ditët në vazhdim. Veprimet që do ta formojnë Kosovën drejt NATO-s dhe BE-së”, thekson kreu i vendit.
Ai ka thënë se Kosova do të lëvizë drejt një perspektive të sigurt me hapa strategjik, me partnerët e saj.
Ndërkaq, më herët presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “sapo të hiqet taksa”, Serbia është e gatshme t’i kthehet dialogut me Kosovën.
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, është shprehur i lumtur dhe e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme kërkesën e SHBA-së që Kosova ta heqë taksën 100 për qind ndaj Serbisë.
Ai ka theksuar se është shumë mirënjohës për këtë kërkesë të SHBA-së për Kosovën.
“Patëm një bisedë të hapur dhe të sinqertë. Është me shumë rëndësi që Amerikanët insistojnë në heqjen e taksës. Unë jam mirënjohës ndaj Ambasadorit Grenell, sekretarit Pompeo dhe presidentit Trump për angazhimin e tyre për të hequr tarifat dhe për të vazhduar diskutimet midis nesh dhe Prishtinës”, ka shkruar Vuçiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?