Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci së bashku me ekipin e Njësisë për Implementimin e Projektit TC ‘Kosova e Re’ dhe këshilltarët strategjikë nga IFC po merr pjesë në ekspozitën më të madhe në botë për industrinë e energjisë “POWER – GEN” që mbahet në SHBA, ku prezantohen zhvillimet e fundit të teknologjisë, me theks të veçantë në zgjidhje të reja dhe inovative për të ardhmen e këtij sektori, njoftoi MZHE.
Në këtë ekspozitë po marrin pjesë rreth 1400 kompani dhe më shumë se 22 mijë pjesëmarrës.
Në margjinat e kësaj vizite, delegacioni i udhëhequr nga ministri Stavileci ka takuar dhe ka biseduar me përfaqësuesit e kompanive me renome botërore siç janë: GE, Mitsubishi Hitachi, Siemens, Doosan, Babcock & Wilcox, Toshiba, Foster Wheeler, Bechtel etj.
Të gjitha kompanive i është prezantuar projekti i Termocentralit Kosova e Re dhe fazat e ardhshme të tij, pas shpalljes ofertues i preferuar kompaninë amerikane Contour Global në cilësinë e investitorit dhe operuesit të projektit.
Kompanitë e lartpërmendura kanë shprehur interesimin dhe gatishmërinë e tyre për të qenë pjesë e procesit të ndërtimit, duke ofruar zgjidhjet më të mira teknologjike që kanë në posedim, e që u prezantuan edhe gjatë kësaj ngjarjeje.
Ndryshe, involvimi i këtyre investitorëve potencialë në projektet e vendit do të hapte një kapitull të ri në zhvillimin e fushës së energjisë, por edhe të fushave të tjera me interes të madh për ekonominë e Kosovës, thuhet në njoftimin e MZHE- së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Tiny Realms Under Surreal Tides”, faqe e re e bashkëpunimit midis artit dhe pasurive të paluajtshme
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin – përqafon dollarin amerikan
KosICT 2024, edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë mbledh ekspertë globalë dhe ofron mundësi për të rinjtë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp