Shqipëria dhe Kosova edhe në vitin 2019 u renditën ndër vendet e Evropës që grumbullojnë më pak të ardhura buxhetore në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto.
Sipas të dhënave të Eurostat, vendet e Bashkimit Evropian vitin e kaluar grumbulluan mesatarisht 41.1 për qind të ardhura të PBB-së, me një ulje të lehtë në raport me vitin 2018, kur ky tregues ishte 41.2 për qind.
Irlanda me 22.7 për qind, Kosova me 26.7 për qind, Rumania me 26.7 për qind, Zvicra me 27.4 për qind dhe Shqipëria me 27.4 për qind kishin rendimentin më të dobët fiskal.
Irlanda dhe Zvicra grumbullojnë më pak të ardhura, pasi ekonomia e tyre ka zhvilluar offshoret, në të cilat aplikojnë norma më të ulëta tatimore se sa vendet e tjera të Evropës që kanë një sistem tatimor klasik.
Grupi tjetër i vendeve që mbledhin më pak të ardhura të tilla si Shqipëria, Kosova dhe Rumania e kanë të ulët rendimentin fiskal, për shkak të dobësive në grumbullimin e të ardhurave dhe nivelit të lartë të informalitetit. Për më tepër, Shqipëria i përkeqësoi rezultatet më 2019, pasi të ardhurat në raport me PBB shënuan rënie me 0.2 pikë përqindje.
Shqipëria dhe Kosova gjithashtu kanë rezultatet më të dobëta në rajon. Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja i kishin të ardhurat në raport me PBB-në, përkatësisht 42.1 për qind, 43.3 për qind dhe 43.3 për qind të tyre. Rezultatet fiskale në këto tre vende të Ballkanit ishin më të larta se mesatarja e BE-së, ndryshe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, të cilat grumbullojnë të ardhura 13 për qind deri 15 për qind më pak se fqinjët në rajon dhe vendet e BE-së.
Në vendet e BE-së, raporti më i lartë i taksave ndaj PBB-së ishte në Francë, Danimarkë dhe Belgjikë. Raporti tatim/PBB ndryshon ndjeshëm midis shteteve anëtare, me pjesën më të lartë të taksave dhe kontributeve sociale në përqindjen e PBB-së në 2019, duke u regjistruar në Francë me 47.4 për qind, Danimarkë me 46.9 për qind dhe Belgjikë me 45.9 për qind, ndjekur nga Suedia me 43.6 për qind, Austria me 43.1 për qind, Italia me 42.6 për qind dhe Finlanda me 42.3 për qind.
Në skajin e kundërt të shkallës, Irlanda me 22.7 për qind dhe Rumania me 26.8 për qind, përpara Bullgarisë me 30.3 për qind, Lituanisë me 30.4 për qind dhe Letonisë me 31.3 për qind regjistruan raportet më të ulëta.
Rritja më e madhe e raportit tatim/PBB u regjistrua në Qipro, ulja më e madhe, në Belgjikë. Krahasuar me 2018, raporti i të ardhurave me PBB-në u rrit në 12 shtete anëtare në 2019, me rritjen më të madhe të vërejtur në Qipro nga 33.5 për qind në vitin 2018 në 35.6 për qind në vitin 2019, përpara Danimarkës nga 45.1 për qind në 46.9 për qind.
Në të kundërt, ulje u regjistruan në 13 shtete anëtare, veçanërisht në Belgjikë nga 47.1 për qind në vitin 2018 në 45.9 për qind në vitin 2019, Greqi nga 42.7 për qind në 41.9 për qind, Suedi nga 44.4 për qind në 43.6 për qind dhe Francë nga 48.2 për qind në 47.4 për qind.
Në vitin 2019, të ardhurat nga kontributet neto përbënin pjesën më të madhe të të ardhurave nga taksat në BE, që zënë 14.2 për qind të PBB-së, të ndjekura nga taksat mbi prodhimin dhe importet me 13.7 për qind të PBB-së dhe taksat mbi të ardhurat dhe pasuria me 13 për qind.
Duke parë kategoritë kryesore të taksave, një larmi e qartë mbizotëron në të gjithë shtetet anëtare të BE-së. Në vitin 2019, përqindja e taksave mbi prodhimin dhe importet ishte më e larta në Suedi, ku ato përbënin 22.2 për qind të PBB-së, Kroaci me 20.3 për qind dhe Hungari me 18.1 për qind, ndërsa ishin më të ulëtat në Irlandë me 7.8 për qind, Rumani me 10.7 për qind dhe Gjermani me 10.9 për qind.
Për taksat që lidhen me të ardhurat dhe pasurinë, pjesa më e lartë deri tani ishte regjistruar në Danimarkë me 30.7 për qind të PBB-së, përpara Suedisë me 18 për qind dhe Luksemburgut me 16.5 për qind.
Në të kundërt, Rumania me 4.8 për qind, Bullgaria me 5.5 për qind si dhe Kroacia dhe Hungaria me 6.6 për qind secila, regjistruan taksat më të ulëta mbi të ardhurat dhe pasurinë, si përqindje e PBB-së. Kontributet shoqërore neto përbënin një pjesë të madhe të PBB-së në Gjermani me 17.3 për qind, Francë me 16.8 për qind dhe Slloveni me 16 për qind, ndërsa pjesët më të ulëta u vunë re në Danimarkë me 0.8 për qind të PBB-së, Suedi me 3.4 për qind dhe Irlandë me 4.5 për qind. /Monitor/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Qëllimi kryesor, ndërtimi i një sistemi e sektori financiar të shëndoshë dhe të qëndrueshëm
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
Teknologjia inovative e dritareve të Deceuninck - Sistemi i profilit të dritareve plastike "Elegant": Platforma e zgjeruar plotësisht
Mega Zbritja po vjen në Aztech!
Planimetria ideale, jetesa e rehatshme, ky është kompleksi Linda
Misteri i shpikësit të Bitcoin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët