LAJMI I FUNDIT:

KOSID: Procesi për Kosovën e Re, jo transparent

KOSID: Procesi për Kosovën e Re, jo transparent

Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), kundërshton procesin plotësisht të mbyllur të negociatave të Ministrit Blerand Stavileci për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” me kompaninë Contour Global. Negocimi i 1.4 miliard euro të qytetarëve të Kosovës pa miratimin e Kuvendit të Kosovës dhe mungesa e transparencës për një vlerë kaq të madhe paraqet rrezik serioz për kredibilitetin dhe ligjshmërinë e këtij procesi.

“Procesi ka mungesë të plotë transparence dhe informacioni për opinion publik! Që në fillim, për këtë projekt nuk u respektuan standardet procedurale duke shkaktuar një mori shkeljesh ligjore. Hapja e ofertave për Projektin ‘Kosova e Re’ u bë në fshehtësi të plotë dhe pa prezencën e mediave. Sipas lajmit të djeshëm të Qeverisë së Kosovës se është arritur marrëveshja për pikat negociuese me kompaninë Contour Global, asnjëherë opinioni publik nuk është informuar për atë se çfarë është duke u negociuar dhe se çfarë marrëveshje është arritur”, thuhet në reagimin e KOSID-it.

Qeveria e Kosovës ka proceduar me tenderin duke bërë shkelje te legjislacionit të Kosovës, përkatësisht të Ligjit për Prokurim Publik, pasi tenderi për Termocentralin “Kosovën e Re” ka vazhduar me vetëm një ofertues të vetëm, që është Contour Global.


“Gjithë zhvillimet rreth këtij projekti janë bërë në një mjegulli të madhe, duke mos informuar opinionin për kushtet e investimit dhe detajet e projektit, e në mënyrë specifike për çështjet shumë të rëndësishme për Kosovën, si: Sa do të jetë kapaciteti i termocentralit? Sa është kostoja totale e investimit? Kush do të bëjë financimin e ndërtimit të termocentralit, Qeveria e Kosovës apo kompania Contour Global? Për sa vite do të bëhet kthimi i investimit? Teknologjia e cila do të përdoret në këtë termocentral?, etj. Gjitha këto tejet të rëndësishme për ta vlerësuar çmimin e energjisë elektrike e cila do të paguhet nga qytetarët e Kosovës”.

Sipas Bankës Botërore, e cila duket te jete e përfshirë ne këto negociata, çmimi i energjisë elektrike pas ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re” do të ketë rritje deri në 300 për qind të çmimit të energjisë elektrike. Një gjë e tille do të jetë e papërballueshme për qytetarët e Kosovës, për të cilët edhe sot është barrë tejet e madhe çmimi i energjisë elektrike i cili ju faturohet.

Një gjë të tillë e dëshmon edhe peticioni i qytetarëve kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike i cili u nënshkrua nga 33,000 qytetarë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Përfundon samiti i sigurisë Adria 2024 – prezantohen risitë e sigurisë dhe mundësitë për rritjen e biznesit

Përfundon samiti i sigurisë Adria 2024 – prezantohen risitë e sigurisë dhe mundësitë për rritjen e biznesit

Ekonomi
Kalo në kategori