LAJMI I FUNDIT:

Korrigjimi politik nuk ka çfarë kërkon në letërsi

Korrigjimi politik nuk ka çfarë kërkon në letërsi
Ilustrim

Nga: Balsha Bërkoviq (Balša Brković)
Përktheu: Adem Nimani

“Malaziasit nuk më kanë njohur”, thotë në fjalinë e fundit, para vdekjes, shkrimtari më i madhi malazias, Petar Petroviq Njegoshi.


Ajo fjali, qoftë apokrife ose e vërtetë, flet shumë bindshëm për këtë. Nuk është ajo vetëm gjëmë para ndarjes nga jeta, të atij njeriu i cili ka parë më larg se të tjerët.

Cilin Njegosh nuk e njohin malaziasit?

Nuk e njohin, pikërisht këtë njeri që la amanet këtë fjalë!

Para së gjithash, në atë fjali shoh dhembjen e shkrimtarit, të atij shkrimtari i cili ishte i vetëdijshëm se mbi të gjitha është poet dhe të gjitha të tjerat nuk janë të atij niveli artistik.

As vlladika, as zotëria, as ushtari, as punëtori etnik nuk mund të barazohen me poetin. Nuk ka punë etnike që mund të barazohet me nivelin e veprës së Njegoshit.

“Një gjuhë është e madhe, aq sa shkrimtari mund të gjejë shtrirje të mendimit përmes saj”, thotë V. Sutliq.

S’ka detyrë atdhetare të barabartë me veprën e tij, me të cilën zgjeroi hapësirën e gjuhës së vet dhe duhet ta dimë se një gjuhë është e madhe aq sa mund të shtrijë mendimin e vet një shkrimtar.

Është kjo vërejtje dhe shuplakë për të vetët, për malaziasit.

Pra, në esencë, ai shkrimtar për malaziasit ishte i panjohur. Sa ishte gjallë, vepra e tij poetike, do të thoshim sot, ishte fenomen rajonal. Ai në Malin e Zi thuajse nuk kishte publik, aq më pak lexues. Prandaj, edhe veten e quajti Beduini i Cetinjes. Ngase ai, ndoshta i vetmi në mesit e të vetëve, pa se çfarë shkretëtire ishte Mali i Zi. Malaziasit në atë kohë vlerësuan vargun e tij ngase panë se njerëzit e njohur po i japin rëndësi të madhe, jo që e kuptonin realisht përjetimin estetik të epit të botuar.

Unë besoj dhe pyes, vazhdon më tej Balsha Bërkoviq, se edhe 160 vjet më vonë, malaziasit e kanë edhe më të pakuptueshme këtë vepër, dhe ajo kuptohet më së paku nga vet ata.

Pyes: a ka ndryshuar diçka nga kjo deklaratë plot dhembje e Njegoshit?

Si ta kuptojmë dhe njohim shkrimtarin, me përjetim estetik?

Menjëherë këtu hasim shkallën e parë me të cilën kemi problem me Njegoshin. Në të vërtetë, Njegoshi dhe vepra a tij lexohet shumë më pak se që konstatojmë qorrazi çdo herë. Se, këtu fillon problemi, dhe lavdet që i bëjnë trashëgimtarët e tij, bien në ujë.

Teksti mund të jetojë (ekzistojë) në dy mënyra: i fiksuar, i shtypur libër si konstelacion i shenjave që iu fton në lojë dhe që quhet interpretim, pra bashkëveprim i tekstit me lexuesin. Ky model i jep jetë tekstit dhe interpretimeve e përjetimeve të reja. Mënyra e dytë e ekzistencës së tekstit është transmetimi me gojë, mësimi përmendesh.

Naizust (përmendesh, fjalë për fjalë), do të thoshin trimat e Njegoshit.

Kur nuk ka bashkërendim, atëherë edhe teksti bëhet pjesë e një vetëdije kolektive të caktuar. Kur nuk ka interpretim, ai shkon ashtu si motiv për mësim, pa shpjegimin e duhur pse duhet të mësohet.

Nuk ka interpretim nga shkaku pse ajo epikë ka marrë statusin e tekstit të shenjtë, e kjo edhe më shumë e zvogëlon dhe eliminon çdo mundësi interpretimi. Teksti shndërrohet në informatë sipërfaqësore e cila jo rrallë fsheh informacionin e rëndësishëm. Edhe pse duket i gjallë, ai tekst në të vërtetë vdesë. Në të vërtetë, ai shndërrohet në zombi-tekst, shtiret kot i gjallë.

A na duket i njohur diku ky mendim?

Vallë, a nuk është i tillë Pop Miça?

Njegoshi këtë personazh e ndriçon përmes humorit, por edhe traditës se malaziaseve të të kuptuarit të tekstit. Këtë e shohim në vargun:

“Megjithëse, unë nuk di të lexojë; libri nuk më shkon për dore, po ua lë amanet”, thotë pop Miça i Njegoshit.

Ky detaj, kjo kritikë gojore e kulturës, është një insert nga mendja dhe madhështia e talentit të Njegoshit për të shkruar: ai demaskon modelin e leximit që do t’i ndodhë epit të tij. Prandaj, kur nuk ka kush e lexon, çdo fjalë dhe fjali është e kot fare.

Prandaj, Njegoshi që në shfaqjen e tij në dimensionin elementar, ka problem me malaziasit dhe moskuptimin e tyre evident. Vërejtje tjetër e rëndësishme për leximin e veprës është konteksti dhe distanca. Gabimi (falsifikimi që pason nga kjo), parashikimi posaçërisht i kontekstit, është i dukshëm në kohën kur jetojmë, në pjesë të mirë duke falënderuar natyrën e epokës.

Diktati i politikës, veprës ia ka humbur kuptimin dhe shpjegimin kontekstual dhe pikërisht aty qëndron diskursi historiografik. Ndodhë kështu për shkak të mos zhvillimit kulturor që kërkon politika e korrigjimit dhe ky mekanizëm shumë herë përdoret në forma të ndryshme të vetëmashtrimit dhe të papërgjegjësisë.

Jo!

Politika korrektuese nuk ka çka kërkon në letërsi. Nuk ka aso politike korrektuese që guxon ta heq apo eliminojë, të zhvlerësoj “zemërimin e Akilit” apo “çmendinë” e Hamletit.

Leximi i përgjegjshëm (sipas tekstit, para së gjithash) nënkupton kohën kur ka dalë në skenë dhe kontekstin në të cilin merr kuptim të plotë. Epka dramatike “Kurora e maleve”, botuar më 1847, është pjesë e një epoke të ngarkuar me rrjedha të rënda. Kuptimi i plotë nuk është i mundshëm pa vetëdije – zeitgeis.

Kur u vulosë botimi në vitin pasues 1848, shpërtheu revolucioni i cili në masë të konsiderueshme ndryshoi Evropën. Kontinenti ishte në ekstazë, u zbulua nacionalizmi i cili me ndihmën e ëmbël të filozofisë idealiste gjermane shihej si kulm i frymës botërore.

Kuptohet, fjala ishte për mashtrim, fryma fetare gjeti mënyrën për të fituar, u tha kudo. Nacionalizmi u bë armë e fuqishme e klasës së re të borgjezisë dhe ndihmoi shkatërrimin e feudalizmit. Gjithçka kulmoi me rënien e mbretërive evropiane të Rusisë, Austro Hungarisë, Turqisë dhe Gjermanisë. Nacionalizmi rekrutoi masa të gjera, gjë që shtyu velat e demokracisë përpara. Me këtë shtyu edhe frymën e manipulimit, ngase paralajmëroi se në epokën që po hyjmë, propaganda dhe mediat do të luajnë rol më të rëndësishëm se kurdoherë më parë. Kjo frymë preku edhe trevat tona. Ndër ato rrëfime politike që zhvillohen në këtë frymë, në Evropën e asaj kohe, është edhe ajo jugosllave.

Keqkuptimi i “Kurorës së maleve” bëhet nga pjesa e madhe e popullit analfabet, të drejtuar nga kisha e cila nuk jep pasqyrën e drejt të ngjarjeve për vëllezërit myslimanë. Mbivlerësohet nostalgjia për fenë e moçme. Behet propagandë për të legjitimuar të pamundshmen dhe arsyetohet krishterimi i dhunshëm, qoftë edhe me gjakderdhje.

Katalogu i të pabërave dhe mospajtimit shndërrohen në doping që i servohet masës së gjerë të popullit. Në dialektikën nacionaliste, humbja lind fitoren, ndërsa liderët e rinj nuk guxojnë të mos pajtohen dhe kjo mënyrë e propagandës kishtare dominon në çdo meridian.

Për ne diçka tjetër është e rëndësishme!

Kjo rrenë na u servua si prodhim i vërtetë i nxjerrë nga gjuha përshkruese autoktone. Ashtu bëhej në Sarajevë, ku formulohej miti i Kosovës për nevoja të politikës së re që po instalohej. Si shembull më bindes, që tërheq vëmendjen, ishte studimi i Miodrag Popoviqit (“Vidovdani, kryqi i nderit”) botuar më 1976 që ishte një triumf i frymës së re.

Poeti i vërtetë qëndron nën çdo flluskë ideologjike apo të modës pa marrë parasysh se në cilën epokë mund të kishte qenë e mundur të ketë ndodhur. Ai qe bërë himn i çlirimit para 150 vjetësh dhe kështu u bë edhe refren robërimi në disa episode të historisë bashkëkohore.

Dikush mund të pyes si është e mundur kjo?

Nuk është kjo as e pazakonshme, as e rrallë. Konteksti ndryshon fjalët, ajo që një herë është tragjedi, kryesisht përsëritet si farsë.

Njegoshi, poet i madh, nëse gjendet dhe ai gjendet, duhet të jetë krejt diku tjetër.

Ai nuk gjendet në shtresat propaganduese të citateve të veprës së tij legjitime apo të pakontestueshme, si të doni, por ai këtu diskursin e ka gjetur në rolin e atij lisit të madh, që duke qëndruar para syve tanë, “na pengon ta shohim malin”, siç thotë një fjalë e urtë popullore.

Fascinimi nga magjia turke nuk është fikur akoma në vetëdijen tonë dhe kështu parullat e nxjerra nga vargu i Njegoshit akoma marrin duartrokitje në skenë të hapur, thuajse është fjala për probleme politike të gjalla dhe jo për një motiv historik në kalim e sipër nga shekulli XVII në atë XVIII, siç e vuri në dukje në mënyrë lucide, si zakonisht Miroslav Kërlezha në vitin 1952.

 

Në trend Kultura

Më shumë
BIR

BIR

Poezi
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë

Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë

Kulture
PORSI NJË GRUA

PORSI NJË GRUA

Poezi
Si e pushtoi botën, arti dhe dizajni islamik?

Si e pushtoi botën, arti dhe dizajni islamik?

Dizajn
Vepra e Barletit, burim kryesor për jetën e Skënderbeut!

Vepra e Barletit, burim kryesor për jetën e Skënderbeut!

Kulture
Kush i nëmi “Bjeshkët e Nemuna”?

Kush i nëmi “Bjeshkët e Nemuna”?

Kulture
Kalo në kategori