LAJMI I FUNDIT:

Korab Sejdiu mbështet protestën e thirrur nga VV-ja, fton qytetarët të marrin pjesë

Korab Sejdiu mbështet protestën e thirrur nga VV-ja, fton qytetarët të marrin pjesë

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu ka dalë në mbështetje të protestës e cila do të organizohet më 29 shtator nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sejdiu përmes një postimi në Fcebook u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë pjesë e kësaj proteste duke thënë se “të gjithë jemi të obliguar që t’i dalim në mbështetje çdo nisme të njerëzve të vullnetit të mirë kundër këtij skenari të kobshëm, përfshirë edhe këtë Protestë”.

Postimi i plotë:


Të veprojmë sot, se nesër do të jetë vonë!

FTESË PUBLIKE PËR PROTESTË PAQËSORE!

Të dashur qytetarë,

Kohë më parë kam bërë thirrje publike për organizim të protestave paqësore si mjet për mbrojtjen e vendit nga shkatërrimi. Më 29 shtator 2018, në ora 14:00, PROTESTA e qytetarëve të Kosovës po ndodhë!

Të gjithë kemi përgjegjësi që të revoltohemi ndaj komplotit të planifikuar nga disa kriminelë pushtetarë për shkatërrimin e Republikës. Të gjithë ne–qytetarë, politikanë, shoqëri civile, studentë, pensionerë, profesionistë, diasporë, e njerëz të pavarur–jemi të obliguar që t’i dalim në mbështetje çdo nisme të njerëzve të vullnetit të mirë kundër këtij skenari të kobshëm, përfshirë edhe këtë Protestë.

Në këtë kohë kur po intensifikohet zaptimi i shtetit, dhe çdo institucion i rregullt shtetëror mbetet i bllokuar nga kjo kastë e kriminalizuar politike e dirigjuar nga Beogradi, reagimi qytetar është i domosdoshëm. Jemi dëshmitar të rrëshqitjes së Kosovës drejt të qenurit shtet diktatorial dhe duhet të veprojmë tani sa nuk është vonë. Po e shohim intensifikimin e cenimit serioz të Kushtetutës nga Presidenti, një Qeveri dhe kastë në pushtet që po e falimentojnë dhe ndajnë shtetin, dhe “liderë” të papërgjegjshëm në pushtet që po e shkatërrojnë shtetësinë e Kosovës. Prandaj, reagimi i pavonuar qytetar është jetik për Kosovën! Dhe i vetmi institucion kushtetues i mbetur në dispozicion për ne si qytetarë dhe opozitarë kundër të keqes mbetet PROTESTA!

Në këtë frymë, ju njoftoj që do t’i bashkëngjitem Protestës paqësore të datës 29 shtator 2018. Njëheri, i ftoj të gjithë qytetarët e Republikës që të marrin pjesë masovikisht në këtë protestë, për ti dalë Zot vendit. T’i dërgojmë porosi të zëshme të gjithëve, brenda dhe jashtë Kosovës, se për Kosovën vendosin qytetarët e saj dhe askush tjetër. Se interesat personale nuk janë më të rëndësishme se interesat kombëtar. Se Kosova është shtet, dhe do të mbetet shtet! Se ne nuk nënshtrohemi!

Poashtu, bëj apel publik që protesta të jetë paqësore, sepse dhuna i shkon në favor zaptuesëve të shtetit.

Shihemi te vendi, më 29 shtator në ora 14:00! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori