LAJMI I FUNDIT:

‘Kontekst pa strukturë’: Kënga e re nga Chip Deva që sjell një introspektivë të fuqishme artistike

‘Kontekst pa strukturë’: Kënga e re nga Chip Deva që sjell një introspektivë të fuqishme artistike
Foto: Chip Deva/YouTube

Artistja shqiptare që jeton dhe vepron në Zvicër, Chip Deva, ka sjellë për publikun këngën e saj më të re të titulluar “Kontekst pa strukturë”.

Ky projekt muzikor është një bashkëpunim me Simon Sez, i cili ka realizuar kompozimin, ndërsa vijën melodike dhe tekstin e ka shkruar vetë Chip Deva.

“Kontekst pa strukturë” është një këngë që thellohet në ndjenjat e bllokimit të vetes, ku individi ndjen se është si “kontekst pa strukturë”, një gjendje që reflekton paqartësi dhe mungesë orientimi në jetë.


Përmes kësaj kënge, Chip Deva ofron një introspektivë të thellë dhe personale, duke i dedikuar këtë krijim vetvetes dhe procesit të saj artistik.

Kënga është shoqëruar me një video muzikore tejet interesante, e cila është realizuar në formë artistike dhe pasqyron vizualisht ndjenjat e përshkruara në tekst. Ky projekt dëshmon përkushtimin e saj të vazhdueshëm ndaj artit dhe muzikës, duke ofruar një përvojë unike për dëgjuesit.

Chip Deva vazhdon të jetë aktive në skenën muzikore zvicerane, duke sjellë muzikë të cilësisë së lartë dhe duke përfaqësuar denjësisht komunitetin shqiptar në Zvicër. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Dje, sot dhe nesër” - Egli poston videon e parë me Gjestin pas daljes nga Big Brother

“Dje, sot dhe nesër” - Egli poston videon e parë me Gjestin pas daljes nga Big Brother

Magazina
Pas fitores së Gjestit, Xheneta Fetahu: Shpresoj që të më lënë mua dhe të gjithë familjen time të qetë

Pas fitores së Gjestit, Xheneta Fetahu: Shpresoj që të më lënë mua dhe të gjithë familjen time të qetë

Magazina
Egli Tako takohet me familjarët e Gjestit pas përfundimit të Big Brother VIP

Egli Tako takohet me familjarët e Gjestit pas përfundimit të Big Brother VIP

Magazina
Dafina Zeqiri i uron fitoren Gjestit: Për shkak teje e kemi shikuar Big Brotherin

Dafina Zeqiri i uron fitoren Gjestit: Për shkak teje e kemi shikuar Big Brotherin

Magazina
Gjesti dhe Egli Tako shihen bashkë në festën e organizuar pas Big Brother VIP

Gjesti dhe Egli Tako shihen bashkë në festën e organizuar pas Big Brother VIP

Magazina
“I kisha humbur shpresat”, Egli Tako flet pas përfundimit të Big Brother VIP Albania

“I kisha humbur shpresat”, Egli Tako flet pas përfundimit të Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori