LAJMI I FUNDIT:

Konsumimi i yndyrave në organizëm nuk duhet të kufizohet

Konsumimi i yndyrave në organizëm nuk duhet të kufizohet

Sipas mendimit të disa nutricionistëve, konsumimi i yndyrave në organizëm nuk duhet të kufizohet sepse nuk ka dëshmi që për shkak të yndyrave rritet pesha trupore.

Duhet që sa më parë në ushqyerje të ktheni ushqimin e yndyrshëm me reputacion të keq, sepse ai është minierë e vërtetë ari e ushqimit, ndërsa yndyrat ndihmojnë gjatë absorbimit të vitaminave, shkruan Daily Mail.

Kur në organizëm fusim yndyrë, ajo tretet dhe hyn në qarkullimin tonë të gjakut ku shërben si transport për vitaminat A, D, E dhe K që treten në yndyra. Për këtë arsye është qesharake që të përjashtohen në tërësi yndyrat nga ushqimi. Shembulli më i mirë është qumështi me yndyrë të plotë i cili në vete përmban të katër vitaminat e përmendura. Nëse largohet yndyra, përjashtohet edhe sistemi i cili organizmit do t’ia ofrojë ato vitamina.

Yndyrat organizmin tonë e mbushin me energji Po ashtu, yndyrat luajnë rol kyç në krijimin e shtresave të jashtme të qelizave të organizmit, prandaj rekomandohet që në çdo lloj perimesh (spinaqi, karota, lakra, etj.) të aplikoni gjalpë.


Nga ushqimi nuk është e nevojshme të përjashtohen karbohidratet, pasi që glukoza e mbush trurin me energji, por për këtë arsye nuk është e nevojshme të hahet buka e cila rrit nivelin e sheqerit në gjak, që përshpejton rritjen e peshës trupore nëse personi nuk është shumë aktiv.

Megjithatë, këtë gjë nuk duhet ta merrni si dritë të gjelbër për ngrënien e tepërt të proshutës, sepse ndoshta që në javën e ardhshme mund të dëshpëroheni kur të lexoni që yndyrat janë (megjithatë) të dëmshme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori