LAJMI I FUNDIT:

Konsolidimi i borxheve: Largojeni kredinë, shlyeni borxhin!

Konsolidimi i borxheve: Largojeni kredinë, shlyeni borxhin!

Kur shumë kredimarrës zhyten në probleme dhe e kanë të pamundur të bëjnë pagesat e kredisë dhe kamatave të mëdha, hyjnë borxh diku tjetër dhe mundohen që me borxh ta lajnë borxhin


Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com

Kështu borxhi sa vjen e bëhet edhe më i madh, dhe një ditë detyrohen që ta shesin pasurinë që kanë ose bankat nëpërmjet gjykatave vijnë e konfiskojnë mallin e vënë si hipotekë për kredinë.

Në këto raste qytetarët janë të detyruar ta riprogramojnë borxhin me këmbim të rifinancimit, që do të thotë se kreditë e lejuara në ndonjë bankë zëvendësohen me lejimin e kredisë në banka tjera.

Ky lloj “shërbimi” njihet me emrin “Konsolidimi i Borxhit”.

Konsolidimi i borxhit praktikohet në shumë raste, në luftë, pas lufte, në kriza globale ekonomike. Nëse hulumtojmë më thellë, do të vërejmë se sa më i gjatë të jetë afati i kthimit të kredive, kamata, ndonëse në shikim të parë duket e vogël, në fakt është më e madhe, sepse duhet të paguhet për një kohë shumë të gjatë.

Konsolidimi nënkupton përpjekjen e mbulimit të borxhit me borxh, apo shprehur figurativisht, është ilaç i cili nuk shëron, por ju detyron në kohë të gjatë të zhyteni në kriza financiare.

Largojeni kredinë, largojeni borxhin!

Shpesh marrim vendim të kursejmë. E bindim veten se nuk do të harxhojmë as edhe një euro të vetme.

Shpesh vendosim që të mos marrim borxh prej askujt e as kredi nga bankat, ngase dëshirojmë që shokët, miqtë, të afërmit të mos i humbim.

Duam të kursejmë për veten dhe të tjerët, andaj vendosim të mos marrim borxh. Nëse një mik, ose një shok kërkon nga ju borxh, ose ju kërkoni borxh nga ai, të pakta janë rastet kur arrini të mbani një marrëdhënie të mirë pas borxhit. Në shumicën e rasteve marrëdhëniet tuaja prishen, largoheni nga njeri-tjetri, bëheni të huaj, do të bëheni zyrtarë…

Besoj se keni pasur një rast të tillë. Është më se e vërtetë, se marrëdhëniet prishen në shumicën e rasteve (borxhi shton brengat, borxhi prish njerëz, borxhi prish familje, borxhi prish shtete… Të paktë janë ata që e materializojnë borxhin).

Borxhi është një ndjenjë ngarkese. Ju mundoheni ta kontrolloni borxhin, mendoni se ju ka bërë mirë miku, ju ka ndihmuar.

Në fakt, pamundësia për ta kthyer borxhin bën që të prishen marrëdhëniet njerëzore, prishen shoqëritë, prishen lidhjet familjare e kështu me radhë. Ai person që ka borxh, më nuk është miku i juaj, ai tjetërsohet.

Sigurisht që ka raste kur jeni të detyruar të marrim ose të japim para hua. Kjo më ka ndodhur edhe mua personalisht. Është humane dhe njerëzore t’i ndihmojmë ndonjë miku apo të afërmi, por kjo ndihmë duhet të jepet pa kamatë.

Të paktë janë personat që dinë ta vlerësojnë ndihmën. Ai person që kërkon ndihmë, ai edhe shpreson në ndihmën tuaj.

Përvoja na mëson se ndihma në të holla dhënë miqve, pa kamatë, shumëzohet dhe për këtë shpërblehemi në mënyra të ndryshme.

Mirëpo, kur huaja jepet me kamatë, dhe borxhi nuk kthehet në afat të caktuar, miqësia zbehet dhe prishen lidhjet me të afërmit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Lista me ushtrimet që djegin më së shumti kalori

Lista me ushtrimet që djegin më së shumti kalori

Aktivitete sportive
Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Këshilla Lifestyle
Sheh veten shtatzënë: Ç’kuptim ka një ëndërr e tillë

Sheh veten shtatzënë: Ç’kuptim ka një ëndërr e tillë

Lifestyle
Fundi-peshqir 850 euro i Balenciaga-s magjeps të famshmit: Disave iu duk i lezetshëm, të tjerëve qesharak dhe i neveritshëm

Fundi-peshqir 850 euro i Balenciaga-s magjeps të famshmit: Disave iu duk i lezetshëm, të tjerëve qesharak dhe i neveritshëm

Stil
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Kalo në kategori