Në kohën kur Sony e kishte paralajmëruar konsolën e saj të re, PS Vita, kishte thënë se të njëjtën do ta lansojë në fund të këtij viti.
Mirëpo, tani një zingjir i dyqaneve në Mbretërinë e Bashkuar, Shopto, e ka listuar PS Vita’n në katalogun e saj të produkteve për porosi dhe shitje që nga muaji nëntor.
Natyrisht se kjo datë duhet të konfirmohet nga kompania Sony, për tu marrë si e besueshme, edhe pse muaji nëntor tingëllon si një datë e mirë për lansimin e kësaj konsole, pasi që vjen në periudhën e njëjtë të blerjeve që bëhen për Krishtlindje.
PS Vita vjen me një ekran OLED të ndjeshëm në prekje me 5 inç, ndërsa në anën e pasme të kësaj pajisje është edhe funksioni “multi-touch” me të cilin mund të kontrollohen lojërat, kurse në pjesën e përparme gjithsesi gjenden butonat për kontrollin e konsolës.
Në treg do të paraqiten dy versione të ndryshme të kësaj konsole, përkatësisht ai me lidhje WiFi dhe tjetri me 3G, ndërsa çmimi i tyre do të shkojë prej 249.99 deri në 299.99 dollarë amerikan.
Mbetet të shihet nëse kjo konsolë do të jetë hiti i këtyre Krishtlindjeve, edhe pse dyshohet se e njëjta do të arrijë ta kalojë popullaritetin e Nintendo 3DS. / Telegrafi /
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHarroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?
Samsung Galaxy M05 është një hap më afër lansimit
Nëse sinjali juaj i Wi-Fi është i dobët në banesën ose shtëpinë tuaj, provojeni këtë
Çfarë pritet të “shpaloset” në ngjarjen e Apple 2024 më 9 shtator?
Ja sa para po ofron gjiganti koreano-jugor për të blerë biznesin e rrjetit të Nokia-s
Jo ekrane, fëmijëve para moshës dy vjeçare - u thotë prindërve, autoriteti shëndetësor suedez
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq
Çfarë tregojnë historitë e zëvendëspresidentëve për shanset e Kamala Harrisit?
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit