LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Koalicioni i ri qeverisës do t’i ketë 75-85 deputetë

Konjufca: Koalicioni i ri qeverisës do t’i ketë 75-85 deputetë

Anëtari i Kryesisë i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se situata në Kosovë do të ishte shumë më e mirë nëse Kushtetuesja do të kishte vendosur më herët.

“Ne po hyjmë në janar dhe ende nuk po dimë nëse zgjedhjet mbahen në 31 janar apo 7 shkurt. Pastaj procedurat e KQZ-së, shumë jemi vonuar”, tha ai në “Debat Plus”.

Konjufca thotë se më së voni qeveria e re do të formohet në muajin prill.


“Nëse Kushtetuesja do të kishte vendosur në maj, ne do të kishim fituar gati një vit në kohë për formimin e qeverisë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Anëtari i Kryesisë i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se Vjosa Osmani nuk ka asnjë problem që t’i certifikojë rezultatet e zgjedhjeve.

Konjufca shprehet i bindur se pas zgjedhjeve konstalacioni politik në Kosovë do të ndryshojë.

“Unë mendoj se koalicioni i ri qeverisës do t’i ketë 75-85 deputetë duke përfshirë edhe pakicat”, tha ndër të tjera Glauk Konjufca./Telegrafi/