LAJMI I FUNDIT:

Kongresi skeptik për planin e ndihmës

Kongresi skeptik për planin e ndihmës

Plani i administratës së presidentit amerikan, George Bush, për të ndihmuar industrinë financiare të Amerikës për të dalë nga kriza, ka hasur në opozitë të fuqishme në Kongres.

Gjatë një seance në Komisionin e Senatit për Sistemin Bankar, një komision ky me ndikim, udhëheqësi republikan dhe ai demokrat, shprehën skepticizëm.

Kreu i Komisionit, demokrati Chris Dodd, e cilësoi planin të papranueshëm.

Kreu i grupit të republikanëve Richard Shelby, tha se nuk do ta vinte vulën në të.


Plani, i hartuar nga autoritetet pas krizës financiare, është më i madhi i llojit të vet në historinë e SHBA.

Rezerva

Ai parashikon krijimin e një fondi në vlerë 700 miliardë dollarë për të ndihmuar institucionet financiare në vështirësi.

Kreu i Rezervës Federale, Ben Bernanke, dhe sekretari për Thesarin, Henry Paulson, i ka bërë thirrje Kongresit që ai të miratohet sa më shpejt.

Të dy partitë po i kërkojnë qeverisë që të sigurojë se plani nuk do të ndihmonte institucionet financiare të Wall Street-it, në kurriz të taksapaguesve amerikanë.

Ndërsa Kongresi vazhdon të shprehë rezerva të mëdha për planin dy kandidatët presidencialë kanë lënë të kutohen se e mbështesin atë me rezerva.

Ata kërkuan garanci për planin, por nuk e hodhën poshtë. /BBC/