LAJMI I FUNDIT:

Kongo akuzon Ruandën për dërgimin e ushtarëve të maskuar brenda kufirit të tyre

Kongo akuzon Ruandën për dërgimin e ushtarëve të maskuar brenda kufirit të tyre

Forcat e armatosura të Kongos kanë akuzuar Ruandën për dërgimin e forcave të maskuara speciale brenda territorit kongolez, duke shënuar edhe pikën e fundit në marrëdhëniet të cilat vetëm se janë përshkallëzuar mes dy vendeve fqinje pas shpërthimit të dhunës në lindje të Kongos.

Në një deklaratë të lëshuar gjatë së martës nga ushtria e Kongos thonë se rreth 500 ushtarë nga Ruanda janë dislokuar në zonën e Tshanzu në provincën veriore të Kivu, rajon ky i cili kufizohet me Ruandën, transmeton Telegrafi.

Në deklaratë thuhet se ushtarët ishin veshur me uniforma gjelbër dhe të zezë, ndryshe nga uniforma e zakonshme e ushtarëve ruandez. Me këtë deklaratë u bëhet thirrje banorëve lokalë që të tregojnë kujdes dhe që të denoncojnë këdo që e shohin të veshur me atë uniformë.


Në deklaratën e lëshuar gjithashtu thuhet se rebelët e grupit M23, që thuhet se mbështeten nga Kigali zyrtar, kanë sulmuar një grup të paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara në zonën e Rutshuru, duke plagosur tre paqeruajtës nga Tanzania.

Pas këtyre deklaratave, një zëdhënës i ushtrisë së Ruandës tha se asnjë nga pretendimet e bëra nuk janë të sakta.

Ndërsa, një zëdhënëse e qeverisë ruandeze tha për Reuters së Kigali zyrtar nuk do kundërpërgjigjet “ndaj akuzave të pabaza”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori