LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohet një armë në një aheng në Mitrovicë

Konfiskohet një armë në një aheng në Mitrovicë

Policia në Mitrovicë i është përgjigjur një informacioni të dhënë nga qytetarët për të shtëna me armë në orët e pasdites të datës 3 gusht 2016.

Sipas informacionit të dhënë thuhej se në zonën e ‘Tunelit të parë’ në Mitrovicë dëgjoheshin të shtëna.

Njësitë sektoriale dhe reaguese në kuadër të stacionit policor ‘Jugu’ në Mitrovicë fillimisht kanë bërë lokalizimin dhe identifikimin e vendit, përkatësisht zonës ga ku ishin dëgjuar të shtënat.


Policia ka identifikuar shtëpinë nga ku dyshohej se ishte shtënë me armë, ku njëkohësisht ishte identifikuar se kishte aheng familjar.

Në këtë lokacion është konfiskuar një pistoletë si dhe në cilësi të provave materiale janë marrë gëzhoja të cilat dyshohet se janë shkrepur në atë lokacion.

Është intervistuar i dyshuari Sh. A. 34 vjeçar, i cili dyshohet se ka përdorur armën, ku pas procedurave intervistuese i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet për vepër penale ‘përdorim i armës’, ‘mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës’. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori