LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohen armë në tri lokacione të ndryshme të Prishtinës

Konfiskohen armë në tri lokacione të ndryshme të Prishtinës

Njësitet policore të rajonit të Prishtinës, gjatë të mërkurës tri raste të ndara, kanë arrit që të konfiskojnë tri armë zjarri dhe një thikë.

Informacioni për rastin e parë është marrë të mërkurën rreth orës 13:00, ku jemi njoftuar se në rrugën  “Eqrem Çabej” në Prishtinë, saktësisht në një internet kafe, persona të dyshuar përveç sjelljeve të dyshimta në atë pjesë janë edhe të armatosur.

Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes por nuk kanë hasur në personat e dyshuar, mirëpo në rrugë operative kanë zbuluar se në lokacionin e larët përmendur është fshehur një armë zjarri dhe një thikë, ku me urdhër të prokurorit dhe gjyqtares së procedurës paraprake është bërë bastisja.


Në atë lokacion është gjet dhe konfiskuar: armë automatike THOMPSON SUBMACHINE GUN prodhim amerikan dhe një thikë.

Në stacionin përkatës është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armës”. Persona e dyshuar të cilët janë identifikuar aktualisht janë në arrati.

Dy rastet e tjera të konfiskimit të armëve janë bërë nga Njësiti i reagimit të Shpejtë që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

Njësiti në fjalë deri sa po bënte kontrolle rutinë të automjeteve në rrugën B dhe C në Prishtinë, ka konfiskuar dy armë: një revole të tipit Ekol Special (kalibri 9mm) me një karikatorë dhe dy fishekë të kalibrit 7.65mm dhe një revole të tipit DB FS NINE (e kalibrit 9 mm) me një karikatorë dhe tetë fishekë të kalibrit 9mm.

Për të dyja rastet policia ka iniciuar rastin “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armës” dhe gjithashtu ka shoqëruar në stacion policor dy persona të dyshuar, të cilët pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori